Shqipëria bashkohet me nismën rajonale për transport më të sigurt ndaj rreziqeve klimatike

Shqipëria është bërë pjesë e një marrëveshjeje rajonale që synon forcimin e rezistencës së infrastrukturës së transportit përballë ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Dokumenti u nënshkrua në Helsinki të Finlandës nga përfaqësues të autoriteteve rrugore dhe hekurudhore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vendin tonë në këtë nismë e përfaqësoi administratori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, i cili firmosi marrëveshjen së bashku me homologët e rajonit.
Nisma synon të promovojë një qasje të re në menaxhimin e infrastrukturës së transportit, duke i dhënë përparësi masave parandaluese dhe rritjes së qëndrueshmërisë së rrjeteve rrugore dhe hekurudhore, në vend të ndërhyrjeve pas shkaktimit të dëmeve.
Gjatë takimit u prezantuan të dhëna që tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës së transportit në rajon përballet me rreziqe në rritje nga fenomenet ekstreme të motit. Sipas vlerësimeve, afro gjysma e rrjetit rrugor të Korridorit Trans-Europian të Transportit (TEN-T) dhe rreth një e treta e rrjetit hekurudhor janë të ekspozuara ndaj përmbytjeve, temperaturave të larta dhe rrëshqitjeve të tokës.
Përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin për identifikimin e zonave me risk, përmirësimin e planifikimit strategjik dhe orientimin e investimeve drejt projekteve që garantojnë një infrastrukturë më të qëndrueshme dhe më të sigurt.
Në diskutime u theksua se përballja me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike kërkon koordinim më të madh ndërmjet institucioneve publike, operatorëve të transportit dhe partnerëve ndërkombëtarë. Qëllimi është që rrjetet rrugore dhe hekurudhore të jenë më të përgatitura për të përballuar ngjarjet ekstreme që pritet të bëhen më të shpeshta në vitet e ardhshme.
Pjesëmarrësit vlerësuan se investimet në parandalim dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike sjellin përfitime afatgjata, duke ulur kostot ekonomike dhe sociale që shkaktohen nga dëmtimet e infrastrukturës pas fatkeqësive natyrore.
Windows rikthehet fuqishëm në Shqipëri/ iOS mbetet lider, ndërsa Android regjistron rënien më të madhe
Tregu shqiptar i teknologjisë po kalon një periudhë ndryshimesh interesante, teksa preferencat e përdoruesve për sistemet operative kanë lëvizur ndjeshëm......
Industria shqiptare synon 80% rritje në 2030 - “Made in Albania”, drejt më shumë eksporteve
Industria përpunuese pritet të marrë një rol më të madh në ekonominë shqiptare gjatë viteve të ardhshme. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos......
Mbi 159 mijë mjete të kontrolluara në pesë muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë testimet teknike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar bilancin e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar-maj 2026, duke......
Tirana Grand Prix, gara e makinave retro në kryeqytet - Drejtori i DPSHTRR, Bajraktari: Synojmë promovimin e trashëgimisë automobilistike
Është zhvilluar për të tretin vit radhazi Tirana Grand Prix, eventi më i madh në Shqipëri dedikuar automjeteve historike RETRO. Ky aktivitet u organizua nga......
‘Financim deri në 200 mijë lekë’ - Skema Kombëtare 2026 mbështet ripopullimin e ujërave me peshk!
Subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akuakulturës do të kenë edhe këtë vit mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare për ripopullimin e ujërave......
Forcohet Dollari amerikan – Franga dhe Euro e nisin javën negativisht
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8......
Inflacioni po i tejkalon rritjet e pagave - Ku po humbasin më shumë punëtorët në Evropë?
Çmimet po rriten përsëri në të gjithë Evropën, por pagat nuk po e mbajnë këtë ritëm. Inflacioni në BE arriti në 3.2% në prill 2026, niveli më i lartë që nga......
Çmimet e naftës rriten me mbi 4 dollarë - Izraeli sulmon me raketa Iranin dhe Libanin
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4 dollarë të hënën, me investitorët e trembur nga sulmet e reja izraelite ndaj Iranit, si dhe nga sulmet ndaj Libanit......



