Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2026, 10:16

Forcohet Dollari amerikan – Franga dhe Euro e nisin javën negativisht

Nga Edel Strazimiri

Forcohet Dollari amerikan – Franga dhe Euro e nisin javën negativisht

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon edhe këtë fillim jave të ndjekë një trend negativ pasi ka shënuar sërish rënie të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 94.8 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zbritje jo shumë të konsiderueshme të vlerës këtë mëngjes dhe gjatë fundjavës duke u blerë sot me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë krahasuar me javën që lamë pas.

Paundi britanik ndërkaq ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë fillim jave duke u blerë sot me 109.3 lekë dhe duke u shitur me 110.4 lekë në raport me një javë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat