Analiza Postuar më 8 Qershor 2026, 12:06

Eksportet shqiptare, Italia humbet terren/ Kosova dhe Gjermania fitojnë peshë ndaj totalit në 4 muajt e parë të vitit

Nga Scan TV

Eksportet shqiptare, Italia humbet terren/ Kosova dhe Gjermania fitojnë

Struktura e eksporteve shqiptare ka pësuar ndryshime gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, duke treguar një zgjerim të tregjeve partnere dhe një ulje graduale të varësisë nga Italia, e cila megjithatë vijon të mbetet destinacioni kryesor i mallrave shqiptare.

Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës Janar-Prill 2026, Italia përthithi rreth 38.9% të eksporteve shqiptare, nga 42.9% që zinte një vit më parë. Edhe pse mbetet partneri më i madh tregtar, pesha e saj në totalin e eksporteve është tkurrur me 4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në të njëjtën kohë, është rritur pesha e disa tregjeve të tjera. Kosova forcoi pozicionin si partneri i dytë më i rëndësishëm, duke rritur pjesën e saj nga 9.6% në 10.7% të eksporteve shqiptare. Edhe Gjermania shënoi rritje, duke kaluar nga 6.7% në 7.9%, ndërsa Kina u ngjit në 4%, duke hyrë mes partnerëve me peshë më të madhe në eksportet shqiptare.

Nga ana tjetër, Greqia shënoi një rënie të lehtë në peshën e saj, nga 6.6% në 3.3%, ndërsa Spanja gjithashtu humbi terren, duke zbritur nga 5.3% në 2.7%. Ndërkohë, në listën e partnerëve kryesorë u shfaqën edhe Shtetet e Bashkuara, me rreth 2.3% të eksporteve totale.

Në tërësi, të dhënat sugjerojnë se eksportet shqiptare po shpërndahen gradualisht në më shumë tregje, duke ulur përqendrimin tek një partner i vetëm. Megjithatë, Italia vijon të mbetet shtylla kryesore e eksporteve shqiptare, me një peshë që mbetet afër 40% të totalit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat