Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2026, 10:53

Industria shqiptare synon 80% rritje në 2030 - “Made in Albania”, drejt më shumë eksporteve

Nga Diamila Leka

Industria shqiptare synon 80% rritje në 2030 - “Made in

Industria përpunuese pritet të marrë një rol më të madh në ekonominë shqiptare gjatë viteve të ardhshme. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos këtë sektor në qendër të transformimit ekonomik, me synimin për të rritur prodhimin vendas, eksportet dhe investimet në aktivitete me vlerë të shtuar.

Sipas dokumentit, industria përpunuese përfaqëson aktualisht një peshë ende të kufizuar në ekonomi, ndërsa objektivi është që deri në vitin 2030 kontributi i saj të rritet në të paktën 9% të PBB-së. Po ashtu, pesha e produkteve të industrisë përpunuese në eksportet totale të mallrave synohet të rritet nga 75.4% në vitin 2025, në të paktën 80% deri në fund të dekadës.

Strategjia e lidh këtë objektiv me modernizimin teknologjik, rritjen e produktivitetit dhe integrimin më të fortë të ndërmarrjeve shqiptare në zinxhirët evropianë të vlerës. Kjo do të thotë se fokusi nuk do të jetë vetëm te rritja e sasisë së prodhimit, por edhe te cilësia, standardet dhe aftësia e produkteve shqiptare për të konkurruar në tregjet e Bashkimit Evropian.

Një nga sfidat kryesore mbetet kalimi nga një model ekonomik i bazuar te kostoja e ulët e punës, drejt një modeli që mbështetet te teknologjia, inovacioni dhe produktet me vlerë më të lartë. Në këtë kuadër, strategjia parashikon mbështetje për sektorët prodhues, përmirësim të standardeve dhe orientim më të madh të investimeve publike e private drejt industrisë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat