Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2026, 14:10

Hapet dega e “Ziraat Bank” në Tiranë / I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Nga Ledina Elezi

Hapet dega e “Ziraat Bank” në Tiranë / I pranishëm

Në Tiranë u zhvillua ceremonia e hapjes së degës së bankës se re, “Ziraat Bank”, ku I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministra të qevererisë shqiptare, ambasadori i Turqisë, si dhe Zëvendësministri i Thesarit dhe Financave të këtij vendi.

“Ziraat Bank”, një nga institucionet financiare më të mëdha dhe më të vjetra të Turqisë me një histori që shtrihet prej më shumë se 160 vitesh dhe me prani ndërkombëtare në shumë vende, synon të kontribuojë në zhvillimin e sektorit bankar shqiptar. Prania e kësaj banke në Shqipëri pritet të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, të mbështesë investimet, tregtinë dhe sipërmarrjen, si dhe të ofrojë produkte dhe shërbime moderne financiare për individët dhe bizneset.

Hapja e kësaj dege konsiderohet i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri–Turqi dhe në rritjen e besimit të investitorëve në tregun shqiptar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat