Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2026, 16:38

Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës

Nga Alida Lula

Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, ku janë kualifikuar 21 mijë blegtorë e bletarë.

SKEMA KOMBËTARE 2026

Sipas AZHBR-së, për masat 1-4 janë kualifikuar gjithsej 21,179 aplikime, të cilat përfitojnë mbështetje për zhvillimin e tufave të matrikulluara, bletarisë dhe mbarështimit të derrave.

Për Masën 1, “Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), lopë dhe/ose mëshqerra”, janë kualifikuar 6 661 aplikime.

Për Masën 2, “Për tufën bazë të matrikulluar të krerëve të të imtave”, janë kualifikuar 7,234 aplikime, ndërsa për Masën 3, “Për mbarështimin e bletarisë”, janë kualifikuar 7,015 aplikime.

Ndërkohë, për Masën 4, “Për mbarështimin e dosave/paradosave”, janë kualifikuar 269 aplikime.

Fermerët aplikues ftohen të verifikojnë statusin e tyre dhe të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar pranë Agropikave, brenda afatit prej 20 ditësh nga publikimi i listave (Klikoni këtu për të parë listën e plotë)

Sakaq, vijon procesi i aplikimit të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës.Sipas tatimeve, janë dorëzuar 1265 aplikime, me një vlerë totale të kompensimit të kërkuar prej 3.5 milionë euro, duke ju bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë në e-Filing për të përfituar kompensimin. Zbatimi i kësaj skeme ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026 dhe synon të mbështesë fermerët përmes lehtësimit të procedurave dhe rritjes së përfitimeve financiare. Skema e kompensimit 10% përmes autofaturës është pjesë e masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe synon të lehtësojë formalizimin e transaksioneve të fermerëve, duke rritur njëkohësisht mbështetjen financiare për aktivitetin e tyre.

Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat