Shqipëria “fiton garën” e vizitorëve me Kosovën/ Tërheqim më shumë vizita në struktura, fluksi kulmoi në muajin Maj

Shqipëria ka pritur dukshëm më shumë vizitorë nga Kosova sesa Kosova nga Shqipëria gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e përpunuara nga raportet mujore të INSTAT-it dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se diferenca mes dy vendeve arrin në afro 37 mijë vizitorë.
Nga janari deri në maj, rreth 88.7 mijë vizitorë nga Kosova u akomoduan në hotele, bujtina dhe struktura të tjera turistike në Shqipëri. Në drejtimin e kundërt, strukturat akomoduese në Kosovë regjistruan rreth 51.9 mijë vizitorë nga Shqipëria.
Fluksi i vizitorëve nga Kosova drejt Shqipërisë ka ardhur në rritje gjatë gjithë periudhës. Në janar u regjistruan rreth 11.2 mijë vizitorë, në shkurt 12.3 mijë dhe në mars 13 mijë. Rritja u përshpejtua në prill, me rreth 22 mijë vizitorë, ndërsa kulmi u arrit në maj, me mbi 30.2 mijë.
Vetëm gjatë majit, Kosova përbënte rreth 11% të të gjithë vizitorëve jorezidentë që u akomoduan në Shqipëri, duke u renditur pas Italisë dhe përpara Gjermanisë. Në total, strukturat akomoduese shqiptare pritën 274,967 vizitorë jorezidentë gjatë këtij muaji.
Një ecuri e ndryshme vihet re për vizitorët nga Shqipëria në Kosovë. Numri më i lartë u regjistrua në janar, me rreth 17.4 mijë vizitorë, ndërsa në shkurt ra në 10.8 mijë. Niveli më i ulët u shënua në mars, me afro 7.5 mijë vizitorë, për t’u rritur lehtë në prill dhe për të zbritur sërish në rreth 7.9 mijë gjatë majit.
Shifrat tregojnë se, të paktën në strukturat e regjistruara akomoduese, Shqipëria mbetet një destinacion më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës sesa Kosova nga vizitorët e Shqipërisë. Afërsia gjeografike, bregdeti dhe rritja e udhëtimeve në prag të sezonit veror duket se kanë ndikuar në zgjerimin e diferencës, veçanërisht gjatë prillit dhe majit.
Theksojmë se të dhënat për vizitorët nga Kosova në Shqipëri janë përllogaritur mbi bazën e numrit të përgjithshëm të vizitorëve jorezidentë dhe peshës që zënë vizitorët nga Kosova në secilin muaj. Për këtë arsye, shifrat janë të përafërta, pasi përqindjet e publikuara nga INSTAT-i janë të rrumbullakosura.
Uria globale shënoi rënie edhe në 2025 - Afrika kontinenti më i prekur, 1 në 5 persona të kequshqyer
Uria globale shënoi rënie për të tretin vit radhazi, gjatë 2025-ës, me përmirësime të regjistruara në çdo kontinent. Megjithatë, rreziqet në rritje nga......
1 në 5 vende pune në BE, e cënueshme - Raporti i ri nga Eurofound: Spanja kryeson listën
"Një fenomen shumëdimensional që përfshin pamjaftueshmërinë e të ardhurave, pasigurinë në punësim dhe mungesën e të drejtave në vendin e punës", kështu e......
Çmimi i naftës mund të kalojë 120 usd/fuçi - Parashikimi i Goldman Sachs nëse tensioni në Hormuz vazhdon
Sipas një vlerësimi nga Goldman Sachs, çmimi i naftës së papërpunuar Brent mund të kalojë 120 dollarë për fuçi deri në tremujorin e katërt të vitit nëse......
Rriten çmimet e qirave në Gjermani - Oferta e banesave është tkurrur ndjeshëm në shumë zona
Sipas një studimi të Institutit të Ekonomisë në Këln (IW) çmimet e qirave në Gjermani janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Qiratë e ofruara në treg ishin në......
Lufta në Iran i ka kushtuar SHBA 37.5 mld USD - Hegseth përballet me ligjvënësit, kërkon buxhet 1.5 trilion USD për 2027
Kostoja e luftës së Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar rreth 37.5 miliardë dollarë deri më tani, deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete......
Garancia sovrane shkon në 5 miliardë lekë - Ndryshimet në skemë/ 1.5 miliardë lekë për bujqësinë, afati i shlyerjes 10 vjet
Qeveria ka bërë ndryshime në skemën e garancisë sovrane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, Ministri i......
Rritet numri i automjeteve elektrike - DPSHTRR: 83.3% e totalit të regjistrimeve të reja janë Euro 5
Regjistrimi i automjeteve me standarde të larta mjedisore dhe i mjeteve elektrike ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke dhënë një......
Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/ Koçiu: Do shpërndahen për përfituesit në kuadër të “Rindërtimit”
Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në Kombinat, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të......

