Cili qark prodhon më shumë bimë medicinale? Prodhimi dyfishohet në një dekadë. Shkodra dominon me 72% të peshës

Prodhimi i evidentuar i bimëve medicinale dhe erëzave në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë të dekadës së fundit. Të dhënat e INSTAT, tregojnë se gjatë vitit të kaluar u prodhuan gjithsej 21 mijë tonë bimë medicinale dhe erëza.
Krahasuar me vitin 2024, kur prodhimi ishte 19.2 mijë tonë, rritja përllogaritet në rreth 9.6%, ose 1,841 tonë më shumë brenda një viti.
Rritja e prodhimit është shoqëruar edhe me zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara. Në vitin 2025, sipërfaqja e evidentuar me bimë medicinale dhe erëza arriti në 8,251 hektarë, nga 7,508 hektarë një vit më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej afro 10%.
Fakti që sipërfaqja dhe prodhimi janë rritur pothuajse me të njëjtin ritëm tregon se rendimenti mesatar ka mbetur relativisht i qëndrueshëm, në rreth 2.5 tonë për hektar.
Në një krahasim më afatgjatë, prodhimi është pothuajse dyfishuar. Në vitin 2015, në vend raportoheshin 10,760 tonë bimë medicinale dhe erëza, ndërsa në vitin 2025 sasia arriti në mbi 21 mijë tonë. Brenda një dekade, rritja është rreth 96%.
Prodhimi është i përqendruar kryesisht në qarkun e Shkodrës. Gjatë vitit 2025, ky qark prodhoi 15,199 tonë, duke përbërë mbi 72% të prodhimit të përgjithshëm të vendit.
Vetëm brenda një viti, sipërfaqja e kultivuar në Shkodër u rrit nga 5,400 në 6,200 hektarë, ndërsa prodhimi u zgjerua me më shumë se 2 mijë tonë. Kjo rritje shpjegon pothuajse të gjithë shtimin e regjistruar në nivel kombëtar.
Pas Shkodrës renditet Elbasani, me 2,227 tonë, ndonëse prodhimi ishte lehtësisht më i ulët se një vit më parë. Berati prodhoi 1,063 tonë, ndërsa Gjirokastra ruajti të njëjtin nivel me vitin 2024, me 680 tonë.
Në Fier u regjistrua një rritje e ndjeshme e prodhimit, nga 300 në 413 tonë, pavarësisht një uljeje të lehtë të sipërfaqes. Në të kundërt, në Korçë prodhimi ra nga 651 në 431 tonë, paralelisht me tkurrjen e sipërfaqes së kultivuar.
Duhet sqaruar se këto shifra i përkasin kategorisë statistikore të bimëve të arave dhe lidhen me sipërfaqet dhe prodhimin e evidentuar nga institucionet bujqësore. Ato nuk duhet të interpretohen automatikisht si e gjithë sasia e bimëve medicinale që mblidhet në territorin e vendit.
Airbnb në Shqipëri, si po ndryshon tregu? Vlora udhëheq për fluksin, Golemi regjistron tarifën mesatare ditore më të lartë
Tregu i Airbnb në Shqipëri vijon të shfaqë performancë pozitive gjatë vitit 2026, me rivierën shqiptare që mbetet destinacioni më i kërkuar nga turistët......
Shtrëngohen rregullat për pronarët përfitues - Ndryshon sërish ligji, më shumë kontroll mbi pastrimin e parave
Qeveria do të ndryshojë ligjin për pronarët përfitues, me qëllim plotësimin e mangësive që ka dhe hapësirave që krijon për pastrimin e parave nga subjektet......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë për Frangën dhe Paundin
Dollari amerikan nuk ka pasur ndryshime të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë duke e nisur këtë të mërkurë në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot......
Moti i keq në vend, MIE: 21 fidera jashtë funksioni dhe mbi 1,000 punonjës në terren për rikthimin e energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq gjatë mbrëmjes së kaluar dhe......
Automjetet mbeten “motori” i tregut të sigurimeve - AMF: Sigurimi i detyrueshëm vijon të kryesojë, ndërsa ai i jetës ruan ritme pozitive
Sigurimet e detyrueshme të automjeteve vijojnë të mbajnë peshën kryesore në tregun shqiptar të sigurimeve. Gjatë gjysmës së parë të vitit, ky segment......
Shqipëria “fiton garën” e vizitorëve me Kosovën/ Tërheqim më shumë vizita në struktura, fluksi kulmoi në muajin Maj
Shqipëria ka pritur dukshëm më shumë vizitorë nga Kosova sesa Kosova nga Shqipëria gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e përpunuara nga......
Uria globale shënoi rënie edhe në 2025 - Afrika kontinenti më i prekur, 1 në 5 persona të kequshqyer
Uria globale shënoi rënie për të tretin vit radhazi, gjatë 2025-ës, me përmirësime të regjistruara në çdo kontinent. Megjithatë, rreziqet në rritje nga......
1 në 5 vende pune në BE, e cënueshme - Raporti i ri nga Eurofound: Spanja kryeson listën
"Një fenomen shumëdimensional që përfshin pamjaftueshmërinë e të ardhurave, pasigurinë në punësim dhe mungesën e të drejtave në vendin e punës", kështu e......

