Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2026, 14:27

“ATP, dy ditë në javë takime me qytetarët për pronat”/ Gogu: Kapitujt me BE synohet të mbyllen brenda shtatorit 2027

Nga Diamila Leka

“ATP, dy ditë në javë takime me qytetarët për

Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura pronësie do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Çdo të mërkurë, Agjencia do të zhvillojë takime për problematikat që lidhen me kompensimin e pronave, ndërsa të enjteve do të trajtohen kërkesat për njohjen e pronësisë. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se kjo nismë synon përshpejtimin e procedurave dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

"Drejtori i ri i Përgjtishëm që drejton Aagjencinë e Trajtimit të Pronave, sot ka pasur një iniciativë të re, që quhet ditë e hapur. Dhe çdo të mërkurë, të gjithë ju që keni probleme me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, pra me kthimin e pronave dhe kompensimin e pronave, çdo të mërkurë Drejtori i Përgjithshëm, me të gjithë stafin dhe drejtorinë përkatëse ju pret, për çështje të kompensimit. Dhe çdo të enjte për njohje të pronësisë. Drejtori i Përgjithshëm ka detajuar një plan për shërbimin e qytetarëve, i cili ka mbështetjen e plotë të ministrit, të ministrisë dhe gjithë qeverisë,"-u shpreh Gogu

Duke u ndalur te procesi i integrimit europian, ministri i Drejtësisë deklaroi se synimi është që, deri në shtator të vitit 2027, të jenë përmbushur detyrimet që burojnë nga raporti për piketat përmbyllëse.

Objektivi ynë që ka një datë është brenda dhjetorit të 2027 për piketat përmbyllëse që duhet të miratohen, që do të thotë që ne duhet të jemi brenda shtatorit të 2027, pra vitin tjetër në shtator të jemi gati të kemi mbyllur detyrat e shtëpisë që na lë raporti i piketave përmbyllëse,”-sqaroi ministri.

Ministri Gogu bëri të ditur se nga amnistia penale kanë përfituar 2 mijë e 300 persona, ndërsa shtatë të miturit e liruar po mbështeten me programe riintegrimi. Ai premtoi përmirësimin e pagave të Policisë së Burgjeve sapo ta lejojë buxheti, si dhe zgjerimin e digjitalizimit të shërbimeve të drejtësisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat