Çfarë preferojnë shqiptarët në internet? Të rinjtë, filmat dhe muzikën. Të moshuarit, aplikacionet e shëndetit
Përdorimi i internetit në Shqipëri ndryshon ndjeshëm sipas moshës, duke reflektuar interesa dhe nevoja të ndryshme të përdoruesve. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025, të rinjtë janë përdoruesit më aktivë të platformave të argëtimit dhe lojërave online, ndërsa grupmoshat më të mëdha e përdorin internetin më shpesh për informim dhe çështje që lidhen me shëndetin.
Muzika dhe shërbimet e transmetimit janë ndër aktivitetet më të përhapura në internet. Në nivel kombëtar, 36.7% e përdoruesve të internetit kanë dëgjuar muzikë ose kanë përdorur shërbime të ngjashme gjatë tre muajve të fundit. Megjithatë, te të rinjtë 16–24 vjeç kjo përqindje arrin në 75.6%, ndërsa bie në 20,6% për grupmoshën 25–54 vjeç dhe në vetëm 18,3% për personat 55–74 vjeç.
Një prirje e ngjashme vihet re edhe për filmat dhe serialet. Mbi tetë në dhjetë të rinj (80.3%) kanë ndjekur përmbajtje përmes platformave online ose kanë shkarkuar filma dhe seriale, krahasuar me 26% të grupmoshës 25–54 vjeç dhe 21.5% të atyre 55–74 vjeç.
Leximi i e-librave, gazetave apo revistave online është më i balancuar mes grupmoshave. Në total, 25.8% e përdoruesve kanë shfrytëzuar internetin për këtë qëllim. Edhe pse të rinjtë kryesojnë me 44%, diferencat me grupmoshat e tjera janë më të vogla krahasuar me aktivitetet argëtuese.
Edhe lojërat online mbeten një aktivitet i lidhur kryesisht me të rinjtë. Sipas INSTAT, 71.5% e personave 16–24 vjeç kanë luajtur lojëra ose kanë shkarkuar lojëra për telefon, tablet dhe kompjuter. Përqindja ulet në 28.7% për grupmoshën 25–54 vjeç dhe në 19.1% për personat 55–74 vjeç.
Ndërkohë, një nga aktivitetet ku grupmosha më e madhe rezulton më aktive është përdorimi i aplikacioneve që lidhen me shëndetin ose mirëqenien fizike. Në grupmoshën 55–74 vjeç, 24.2% kanë përdorur aplikacione të tilla, duke tejkaluar të rinjtë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se dallimet mes grave dhe burrave në përdorimin e internetit për qëllime kulturore janë relativisht të vogla. Meshkujt përdorin më shpesh internetin për muzikë, filma dhe lojëra online, ndërsa gratë rezultojnë pak më aktive në leximin e e-librave, gazetave dhe revistave online, si edhe në përdorimin e aplikacioneve që lidhen me shëndetin.

Where do Albanians invest their money? - Tafa: ETFs, investment funds and private pensions remain little-known alternatives
Albanians have historically invested their money either in deposits, a safe investment but with very low returns, or in real estate, as they see it as a......
Which region holds the record for the number of pensioners? - Over 641 thousand elderly people, map of urban and rural pensions in Albania
The pension scheme is facing increasing pressure as the number of pensioners in Albania is gradually increasing due to the aging population, the phenomenon......
Stripe and Advent, 53 billion USD offer for PayPal - The company has faced strong competition in recent years
Payments company Stripe and private equity firm Advent International have made a joint offer to buy PayPal for $60.50 per share, in a deal that would value......
Shijan-Delvinë road completed, supporting the local economy - Improving connections between communities and boosting tourism
The completion of the works on the 7 km long Shijan-Delvinë road segment is expected to bring economic development to the area and boost tourism. The......
Digital Euro, what it is and how it will work - The electronic version of physical money reduces dependence on American payment firms
Talks between the European Parliament, governments and the European Commission on rules for a digital euro begin on Monday, three years after the draft law......
Daylight Saving Time will be permanent in the US - House of Representatives votes overwhelmingly, bill passes Senate
The U.S. House of Representatives overwhelmingly approved a bill that would make daylight saving time permanent and end the practice of changing clocks twice......
EU population hits record high - forecast to reach 453.3 million in 2029, before starting to shrink
At 450.6 million, the European Union's population is approaching its estimated peak before falling again, according to projections, as highlighted in a......
36 payment firms for the digital euro - The pilot project starts in the second half of 2027 and will last 12 months
The European Central Bank has selected 36 payment service providers, including some of the eurozone’s largest financial firms, to join a pilot program for......


