Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2026, 13:12

Malaj: Ndryshimet ligjore modernizojnë sistemin financiar dhe e afrojnë me standardet e BE-së

Nga SCAN TV

Malaj: Ndryshimet ligjore modernizojnë sistemin financiar dhe e

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në ligjin “Për shërbimet e pagesave”, ligjin “Për sistemin e pagesave” dhe ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të cilat synojnë modernizimin e sistemit financiar dhe përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Të treja projektligjet e propozuara i shërbejnë, jo vetëm modernizimit të mëtejshëm të sistemit financiar, por edhe përafrimit me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian,” u shpreh Malaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas ministrit, ndryshimet ligjore do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

“Këto ndryshime sjellin përfitime konkrete edhe për qytetarët dhe biznesin, përmes reduktimit të kostove të shërbimeve financiare, rritjes së sigurisë dhe efikasitetit të sistemit financiar, forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe nxitjes së konkurrencës dhe inovacionit në treg,” tha ai.

Në përfundim, Malaj theksoi se “kjo paketë projektligjesh do të shërbejë, si për zhvillimin e tregut financiar, ashtu edhe për transformimin e mëtejshëm të ekonomisë.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat