Përfundon rruga Shijan-Delvinë, mbështetje ekonomisë lokale - Përmirësim i lidhjes mes komuniteteve dhe nxitje turizmit

Përfundimi i punimeve në segmentin rrugor Shijan-Delvinë, me gjatësi prej 7 km, pritet të sjellë zhvillim ekonomik të zonës dhe nxitje turizmit. ARRSH ka njoftuar edhe përfundimin e rrugës lidhëse me fshatin Vergo, duke e kthyer këtë aks në të gjitha parametrat e sigurisë. Ai shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe rrit sigurinë rrugore. Përmes këtij investimi, përmirësohet ndjeshëm lidhja mes komuniteteve, duke nxitur drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik dhe turistik të të gjithë zonës.
Ndërhyrja ka përmirësuar ndjeshëm qarkullimin, ka krijuar akses më të shpejtë e më të sigurt drejt Delvinës dhe Sarandës. Investimi pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, duke përmirësuar lidhjet mes komuniteteve dhe duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe vizitorët.
Ky segment rrugor fillon në rrethrrotullimin e fshatit Shijan dhe përfundon në qytetin e Delvinës. Aksi u rehabilitua me findin prej 288 milionë lekë. Me përfundimin tashmë të punimeve, po vihet në eficiencë të plotë rruga Kardhiq-Delvinë, një nga më të rëndësishmit në jug të vendit.
Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte përmirësimi i infrastrukturës së transportit rrugor, plotësimit të rritjes së nevojave për shërbimet e transportit brenda qëllimit të ndryshimeve të shpejta ekonomike kombëtare dhe rajonale, si dhe vënia në eficiencë të plotë e të gjithë aksit rrugor Kardhiq- Delvinë, si dhe lidhja me qytetin e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim shkurtimin e kohës së lëvizjes së trafikut dhe krijimit të sigurisë dhe komoditeti për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për zhvillimin e infrastrukturës me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit. Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
Euro digjitale, çfarë është dhe si do funksionojë - Versioni elektronik i parasë fizike ul varësinë nga firmat amerikane të pagesave
Bisedimet midis Parlamentit Evropian, qeverive dhe Komisionit Evropian mbi rregullat për një euro digjitale fillojnë të hënën, tre vjet pas hartimit të......
Ora verore do të jetë e përhershme në SHBA - Dhoma e Përfaqësuesve e voton me shumicë dërrmuese, projektligji kalon në Senat
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese, pro një projektligji që e bën të përhershme orën verore dhe i jep fund praktikës së......
Popullsia e BE-së regjistron rekord - Parashikohet të arrijë 453.3 milionë banorë në 2029, përpara se të nisë tkurrjen
Me 450.6 milionë banorë, popullsia e Bashkimit Evropian po i afrohet kulmit të saj të vlerësuar përpara se të bjerë përsëri, sipas parashikimeve, siç......
36 firma pagesash për euron digjitale - Projekti pilot nis në gjysmën e dytë të vitit 2027 dhe do të zgjasë 12 muaj
Banka Qendrore Evropiane ka zgjedhur 36 ofrues të shërbimeve të pagesave, përfshirë disa nga firmat më të mëdha financiare të eurozonës, për t'u bashkuar me......
Transformim i kampuseve rajonale të arsimit profesional - Investimi i ri i FSHZH do të modernizojë infrastrukturën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin e infrastrukturës akomoduese në kampuset rajonale të arsimit profesional, që......
Reagimi për protestat, Rama nga Brukseli: Shfuqizojmë ligjin e investimeve strategjike, përafrojmë me BE ligjin për zonat e mbrojtura
Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet, tha kryeministri Rama në Konferencën Ndërqeveritare. Në bashkëpunim me Komision Europian, po hartohet ligji......
Rruga për BE, mbyllen 3 kapituj të negociatave, mbeten edhe 30 të tjerë, Rama: Vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë
Shqipëria mbylli sot 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Në përfundim të konferencës së 9-të ndërqeveritare, në një komunikim të......
Shalsi: Platforma e donacioneve në QSUT garanton transparencën, nevojat janë plotësuar
Nënkryetari i Komisionit për Shëndetësinë, Eduart Shalsi, sqaroi se publikimi i nevojave për pajisje në platformën e donacioneve të QSUT është një procedurë......

