Koçiu: Shqipëria po ndërton një industri moderne të mbrojtjes me investime dhe partneritete strategjike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi se Shqipëria po rrit investimet në sektorin e mbrojtjes dhe po ndërton një industri moderne ushtarake, ndërsa përgatitet të mirëpresë Samitin e NATO-s në vitin 2027.
“Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027, një arritje që reflekton besimin e aleatëve dhe rolin gjithnjë e në rritje të vendit në sigurinë euroatlantike. Ky angazhim po mbështetet me investime konkrete, rritje të kapaciteteve dhe zhvillimin e një industrie moderne të mbrojtjes,” u shpreh Koçiu.
Ajo theksoi se në kantierin e ndërtimit të Guna Tactical, pjesë e KAYO-s, po realizohet një investim prej 13.2 milionë eurosh, i cili, sipas saj, shkon përtej prodhimit të uniformave dhe pajisjeve ushtarake.
“Investimi prej 13.2 milionë eurosh, pjesë e marrëveshjes fillestare me MSSC Group, hap një drejtim të ri strategjik për Shqipërinë,” tha Koçiu.
Duke iu referuar angazhimeve të Shqipërisë në NATO, zëvendëskryeministrja nënvizoi se qeveria ka rritur financimin për mbrojtjen.
“Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, kemi miratuar 10.3 miliardë lekë shtesë, duke e rritur financimin në 2.6% të PBB-së në përputhje me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s,” deklaroi ajo.
Koçiu vlerësoi se Shqipëria ka potencial të pozicionohet si një partner konkurrues në industrinë e mbrojtjes, falë traditës në manifakturë, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe afërsisë me tregjet evropiane.
Ajo bëri të ditur se Guna Tactical ka krijuar 1200 vende të reja pune dhe ka nënshkruar tre kontrata për furnizimin me veshje të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për periudhën 2026–2028.
Sipas Koçiut, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes po mbështetet edhe nga partneritete të tjera strategjike.
“Së bashku me TIMAK Defence dhe me ‘Myslym Keta Defence’ po krijohet një zinxhir i integruar i industrisë së mbrojtjes shqiptare, i mbështetur nga partneritete strategjike që sjellin investime, teknologji dhe punësim të kualifikuar,” tha ajo.
Duke u ndalur te bashkëpunimi me Fincantieri, Koçiu theksoi se përmes KAYO-s Shqipëria po hyn në një ndërmarrje të përbashkët për prodhimin e mjeteve lundruese, me synim edhe eksportin.
“Aktiviteti në Pashaliman do të rrisë kapacitetet e Forcës Detare dhe do ta pozicionojë vendin si një pikë referimi për mirëmbajtjen dhe prodhimin e anijeve për partnerët e NATO-s,” u shpreh ajo.
Në përfundim, Koçiu tha se “ky është vizioni ynë për ta kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes, duke forcuar njëkohësisht sigurinë kombëtare, ekonominë dhe integrimin në zinxhirët ndërkombëtarë të teknologjisë dhe prodhimit.”
Kush i zotëron më shumë aftësitë digjitale në Shqipëri? Vajzat dhe personat me arsim të ulët rezultojnë me përqindjet më të larta
Sipas të dhënave të Eurostat, 61.6% e shqiptarëve zotërojnë të paktën aftësi bazike digjitale, ndërsa mosha, gjinia dhe niveli i arsimit rezultojnë të jenë......
“Procesi i legalizimeve mbyllet në vitin 2028” - Goxhobelli: 130 mijë vetëdeklarime, ende në shqyrtim
Procesi i legalizimeve pritet të përfundojë brenda vitit 2028, ndërsa rreth 130 mijë vetëdeklarime vijojnë ende të jenë në proces shqyrtimi. Afati u bë i......
A mund të jetë Shqipëria qendra e drithërave në Ballkan? - Rrapaj: Konkurrojmë në BE me avantazhet dhe nëse investojmë në digjitalizim
Bujqësia shqiptare mund të jetë konkurruese përballë tregut evropian vetëm nëse zhvillohet në të njëjtën linjë me kërkesat dhe standardet e BE, duke nxitur......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga, dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës duke vijuar trendin e tij pozitiv në raport me fillimin e javës teksa është blerë këtë......
Çfarë preferojnë shqiptarët në internet? Të rinjtë, filmat dhe muzikën. Të moshuarit, aplikacionet e shëndetit
Përdorimi i internetit në Shqipëri ndryshon ndjeshëm sipas moshës, duke reflektuar interesa dhe nevoja të ndryshme të përdoruesve. Sipas të dhënave të INSTAT......
Ku i investojnë paratë shqiptarët? - Tafa: ETF-të, fondet e investimit dhe pensionet private mbeten alternativa pak të njohura
Shqiptarët i kanë investuar historikisht paratë e tyre ose në depozita, një investim i sigurt ky, por me kthim tepër të ulët, ose në pasuri të paluajtshme,......
Cili qark mban rekord për numrin e pensionistëve? - Mbi 641 mijë të moshuar, harta e pensioneve urbane dhe rurale në Shqipëri
Skema e pensioneve po përballet me një presion në rritje për shkak se numri i pensionistëve në Shqipëri po shtohet gradualisht dhe kjo për shkak të plakjes......
Stripe dhe Advent, ofertë 53 mld USD për PayPal - Kompania është përballur me konkurrencë të fortë në vitet e fundit
Kompania e pagesave, Stripe dhe shoqëria e investimeve private, Advent International kanë bërë një ofertë të përbashkët për të blerë PayPal për 60.50 dollarë......

