Airbnb në Shqipëri, si po ndryshon tregu? Vlora udhëheq për fluksin, Golemi regjistron tarifën mesatare ditore më të lartë
Tregu i Airbnb në Shqipëri vijon të shfaqë performancë pozitive gjatë vitit 2026, me rivierën shqiptare që mbetet destinacioni më i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj. Të dhënat e platformës së analizës së tregut të akomodimit afatshkurtër AirDNA tregojnë se deri në muajin korrik, kërkesa për akomodim ka mbetur në nivele të larta, ndërsa normat e zënies dhe çmimet mesatare ditore kanë ruajtur një ecuri të favorshme në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas statistikave, Vlora vazhdon të jetë një nga tregjet më të forta të Airbnb në Shqipëri. Gjatë vitit 2026, pronat e listuara në këtë zonë kanë regjistruar një normë mesatare zënieje prej 56%, duke reflektuar interesin e lartë të turistëve. Ndërkohë, çmimi mesatar ditor i një akomodimi në Airbnb arrin në 77.4 dollarë, çka e rendit Vlorën ndër destinacionet më fitimprurëse për pronarët e apartamenteve me qira afatshkurtër.
Edhe Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në vend. Sipas AirDNA, norma mesatare e zënies së pronave në Airbnb është 54%, ndërsa çmimi mesatar ditor arrin në 75.5 dollarë. Kjo tregon se kërkesa për akomodim mbetet e qëndrueshme, e mbështetur si nga turistët e huaj, ashtu edhe nga pushuesit vendas.
Një performancë pozitive paraqet edhe Golemi, i cili vazhdon të tërheqë vizitorë gjatë sezonit turistik. Në këtë zonë, norma mesatare e zënies së pronave në Airbnb është 51%, ndërsa çmimi mesatar ditor është 78 dollarë, duke qenë më i larti ndër zonat kryesore turistike të analizuara nga AirDNA. Kjo tregon se, megjithëse zënia është disi më e ulët se në Vlorë dhe Durrës, pronat në Golem arrijnë të gjenerojnë të ardhura më të larta për natë.
Në anën tjetër, Lezha dhe Shëngjini paraqesin një aktivitet më modest në tregun e Airbnb, megjithëse edhe këto zona kanë shënuar zhvillime pozitive krahasuar me vitet e mëparshme. Në Lezhë, norma mesatare e zënies është 31%, ndërsa çmimi mesatar për një natë qëndrimi është rreth 49 dollarë. Ndërkohë, në Shëngjin norma e zënies arrin në 46%, ndërsa çmimi mesatar ditor është 67 dollarë.
Përveç performancës së tregut, AirDNA ka publikuar edhe të dhëna mbi kostot mesatare të rinovimit të pronave që përdoren për Airbnb. Sipas analizës, Lezha rezulton të ketë koston më të ulët të rinovimit, me një mesatare prej rreth 4,200 dollarësh për pronë. Në të kundërt, Durrësi dhe Golemi regjistrojnë kostot më të larta të investimit fillestar, ku rinovimi i një prone arrin mesatarisht në 10,800 dollarë.
Të dhënat tregojnë se tregu shqiptar i akomodimit afatshkurtër vijon të mbetet në rritje, i nxitur nga zgjerimi i turizmit dhe kërkesa në rritje për apartamente me qira. Zonat bregdetare, veçanërisht ato në jug dhe përgjatë vijës qendrore të Adriatikut, vazhdojnë të ofrojnë mundësi të mira për investitorët, ndërsa diferencat në normat e zënies, çmimet dhe kostot e investimit krijojnë profile të ndryshme fitimi nga një destinacion në tjetrin.
Shtrëngohen rregullat për pronarët përfitues - Ndryshon sërish ligji, më shumë kontroll mbi pastrimin e parave
Qeveria do të ndryshojë ligjin për pronarët përfitues, me qëllim plotësimin e mangësive që ka dhe hapësirave që krijon për pastrimin e parave nga subjektet......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë për Frangën dhe Paundin
Dollari amerikan nuk ka pasur ndryshime të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë duke e nisur këtë të mërkurë në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot......
Moti i keq në vend, MIE: 21 fidera jashtë funksioni dhe mbi 1,000 punonjës në terren për rikthimin e energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq gjatë mbrëmjes së kaluar dhe......
Automjetet mbeten “motori” i tregut të sigurimeve - AMF: Sigurimi i detyrueshëm vijon të kryesojë, ndërsa ai i jetës ruan ritme pozitive
Sigurimet e detyrueshme të automjeteve vijojnë të mbajnë peshën kryesore në tregun shqiptar të sigurimeve. Gjatë gjysmës së parë të vitit, ky segment......
Shqipëria “fiton garën” e vizitorëve me Kosovën/ Tërheqim më shumë vizita në struktura, fluksi kulmoi në muajin Maj
Shqipëria ka pritur dukshëm më shumë vizitorë nga Kosova sesa Kosova nga Shqipëria gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e përpunuara nga......
Uria globale shënoi rënie edhe në 2025 - Afrika kontinenti më i prekur, 1 në 5 persona të kequshqyer
Uria globale shënoi rënie për të tretin vit radhazi, gjatë 2025-ës, me përmirësime të regjistruara në çdo kontinent. Megjithatë, rreziqet në rritje nga......
1 në 5 vende pune në BE, e cënueshme - Raporti i ri nga Eurofound: Spanja kryeson listën
"Një fenomen shumëdimensional që përfshin pamjaftueshmërinë e të ardhurave, pasigurinë në punësim dhe mungesën e të drejtave në vendin e punës", kështu e......
Çmimi i naftës mund të kalojë 120 usd/fuçi - Parashikimi i Goldman Sachs nëse tensioni në Hormuz vazhdon
Sipas një vlerësimi nga Goldman Sachs, çmimi i naftës së papërpunuar Brent mund të kalojë 120 dollarë për fuçi deri në tremujorin e katërt të vitit nëse......

