Bien shifrat e fluturimit, shtohen telefonatat/ Kosovë - çfarë tregojnë shifrat e ASK-së për prillin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin prill 2026, duke paraqitur të dhëna mujore për transportin ajror, hekurudhor dhe sektorin e telekomunikimit. Sipas ASK-së, në përgjithësi vihet re rritje në përdorimin e telefonisë mobile me kontratë, ndërsa sektorët e transportit kanë shënuar lëvizje të përziera. Në transportin ajror, gjatë muajit prill 2026 janë realizuar gjithsej 1.106 fluturime, që paraqet rënie prej 5.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po ashtu, është shënuar ulje edhe në numrin e udhëtarëve ajrorë. Në total janë regjistruar 368.053 udhëtarë, që përbën rënie prej 7.8 për qind krahasuar me prillin e vitit 2025. Ndryshe nga transporti ajror, ai hekurudhor ka shënuar rritje. Në prill 2026, numri i udhëtarëve në hekurudha ka arritur në 8.309, që është 3.3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa nuk është regjistruar transport i mallrave në këtë muaj.
Në sektorin e telekomunikimit, telefonia fikse ka shënuar rritje të lehtë të numrit të përdoruesve. Në prill 2026 janë regjistruar 69.695 përdorues, që paraqet rritje prej 0.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, trafiku i realizuar në telefoninë fikse ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur në 1.660.635 minuta, apo 13.9 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në telefoninë mobile, ASK ka evidentuar rritje si te përdoruesit me parapagim ashtu edhe te ata me kontratë. Numri i përdoruesve me parapagim ka arritur në 1.495.899, që paraqet rritje prej 0.80 për qind, ndërsa përdoruesit me kontratë janë rritur në 320.697, apo 1.86 për qind më shumë krahasuar me prillin 2025.
Sipas të dhënave, sektori i telekomunikimit vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme, ndërsa transporti ajror paraqet tkurrje në raport me vitin e kaluar.
Të drejtat e pasagjerëve të fluturimit zgjerohen/ Linjat ajrore kanë një vit kohë për të zbatuar rregullat e reja
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumëvjeçare, përfaqësuesit e BE dhe të Parlamentit Evropian ranë dakord për një reformë të të drejtave......
Bypass-i i Shëngjinit, investim kyç për lehtësimin e trafikut/ Rama: Rruga e re panoramike pritet të përfundojë në shkurt 2027
Bajpasi i Shëngjinit, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në funksion të zhvillimit të turizmit në veri të vendit, pritet të përfundojë në......
SpaceX kalon vlerën e 2 trilion dollarëve/ Vlerësohet se mundësia në treg do shkojë 28.5 trilion dollarë
Aksionet e SpaceX u rritën me 19% në debutimin e tyre në Nasdaq të premten , duke e çuar vlerën e kompanisë mbi 2 trilion dollarë, duke e bërë atë kompaninë......
Hekurudhat, asistencë për përafrimin e ligjeve me BE-në/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj
Asistenca teknike që synon përafrimin e legjislacionit të sektorit hekurudhor me atë të Bashkimit Evropian do të kushtojë 641 mijë euro pa TVSH. Tenderi......
Ligji i faljes, kompensohen 10.4 milionë euro detyrime/ Përfitojnë mbi 13 mijë tatimpagues, zbatimi i masave po vijon
Administrata Tatimore ka përfunduar procesin e kompensimit automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në kuadër të zbatimit të......
Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi? Në 2025 janë shpërndarë 5.4 miliardë lekë ndihmë sektoriale
Ndihmat shtetërore për vitin 2025 janë përqendruar kryesisht te skemat sektoriale, ku turizmi mban peshën kryesore. Sipas raportit vjetor të miratuar nga......
A po afron marrëveshja e paqes me Iranin? Në Ngushticës së Hormuzit aksionet reja ushtarake vijojnë
Shtetet e Bashkuara dhe Irani sinjalizuan të premten se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës së tyre ishte afër. Një zyrtar i lartë i administratës......
Produktet “Made in Albania” kërkojnë “pasaportë” për në BE/ Cilat janë skemat mbështetësë të Strategjisë industriale 2026-2030?
Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos cilësinë, certifikimin dhe përputhshmërinë teknike si kushte kryesore për rritjen e eksporteve dhe......



