Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2026, 10:36

Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi? Në 2025 janë shpërndarë 5.4 miliardë lekë ndihmë sektoriale

Nga Fabjona Pasho

Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi? Në

Ndihmat shtetërore për vitin 2025 janë përqendruar kryesisht te skemat sektoriale, ku turizmi mban peshën kryesore. Sipas raportit vjetor të miratuar nga qeveria dhe të botuar në Fletoren Zyrtare, ndihma shtetërore sektoriale arriti në 5.4 miliardë lekë, ose rreth 56.3 milionë euro. Kjo kategori përbën 70.1% të totalit të ndihmës shtetërore.

Pjesën më të madhe e zë turizmi. Nga të dhënat e administratës tatimore rezulton se mbështetja për këtë sektor, përmes reduktimit të TVSH-së nga 20% në 6% për strukturat akomoduese, arriti në 4.58 miliardë lekë. Nga kjo masë kanë përfituar 943 subjekte. Ndihmë është dhënë edhe për transportin publik, ku mbështetja për transportin hekurudhor ishte 500 milionë lekë, ndërsa subvencionet për 13 ndërmarrje të ujësjellës-kanalizimeve arritën në 350 milionë lekë.

Raporti evidenton gjithashtu mbështetjen për punësim dhe vetëpunësim. Programi i punësimit realizoi 33.3 milionë lekë, me 177 subjekte përfituese dhe 271 punëkërkues të punësuar. Ndërsa programi i vetëpunësimit realizoi 42.9 milionë lekë, me 224 ndërmarrje të reja përfituese. Për formimin nëpërmjet punës dhe praktikat profesionale u realizuan në total rreth 49 milionë lekë, duke mbështetur punësimin e mbi 300 punëkërkuesve të papunë.

Një pjesë e rëndësishme e fondeve ka shkuar edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et. Në total, skemat për SME-të dhe startup-et kanë disbursuar rreth 470 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e zënë grantet për startup-et, me 285 milionë lekë. Për sportin janë dhënë 1.33 miliardë lekë, ndërsa për kulturën 339.8 milionë lekë, për mbështetjen e projekteve në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore. Ndërkohë, ndihma për kërkim, e lidhur me përjashtimet nga TVSH-ja për operacionet hidrokarbure, arriti në 48.9 milionë lekë për vitin 2025.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat