Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2026, 12:09

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tavanet e reja për naftën dhe benzinën

Nga Scan TV

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tavanet e

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar më 13 qershor 2026, ka vendosur çmimet e reja maksimale të shitjes për nënproduktet e naftës, duke përcaktuar kufijtë që operatorët duhet të respektojnë në treg.

Sipas vendimit të miratuar, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë 183 lekë për litër, ndërsa në shitjen me shumicë nuk duhet të kalojë 171 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 170 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë kufiri është 158 lekë për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi më 13 qershor, në orën 14:00, dhe do të qëndrojnë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.

Bordi ka rikujtuar të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve për detyrimin që kanë për zbatimin e këtyre çmimeve, ndërsa në rast të shkeljeve të konstatuara mund të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë deklaruar se do të vijojnë angazhimin për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat