Hekurudhat, asistencë për përafrimin e ligjeve me BE-në/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

Asistenca teknike që synon përafrimin e legjislacionit të sektorit hekurudhor me atë të Bashkimit Evropian do të kushtojë 641 mijë euro pa TVSH. Tenderi ishte publikuar edhe në faqen e prokurimeve publike të BE-së, ndërsa fitues është shpalur konsorciumi i kryesuar nga kompania serbe EPTISA Southeast Europe, në partneritet me kompaninë spanjolle EPTISA Servicios de Ingenieria.
Projekti financohet përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III) dhe do të zbatohet për një periudhë 15-mujore.
Sipas dokumenteve të tenderit, objektivi kryesor është mbështetja e Shqipërisë në harmonizimin e politikave dhe legjislacionit hekurudhor me acquis të BE-së, si dhe forcimi i kapaciteteve administrative të institucioneve të reja që do të operojnë në këtë sektor. Projekti parashikon hartimin dhe prioritizimin e kuadrit ligjor hekurudhor në përputhje me standardet evropiane, si dhe trajnime dhe aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoriteteve të tjera hekurudhore.
Ky projekt vjen në një kohë kur Shqipëria po investon në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, me projekte si rehabilitimi i linjës Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i degëzimit drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Paralelisht me investimet fizike, vendi po avancon edhe me reformat institucionale të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe Kapitullit 14 “Politikat e Transportit”.
Ligji i faljes, kompensohen 10.4 milionë euro detyrime/ Përfitojnë mbi 13 mijë tatimpagues, zbatimi i masave po vijon
Administrata Tatimore ka përfunduar procesin e kompensimit automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në kuadër të zbatimit të......
Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi? Në 2025 janë shpërndarë 5.4 miliardë lekë ndihmë sektoriale
Ndihmat shtetërore për vitin 2025 janë përqendruar kryesisht te skemat sektoriale, ku turizmi mban peshën kryesore. Sipas raportit vjetor të miratuar nga......
A po afron marrëveshja e paqes me Iranin? Në Ngushticës së Hormuzit aksionet reja ushtarake vijojnë
Shtetet e Bashkuara dhe Irani sinjalizuan të premten se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës së tyre ishte afër. Një zyrtar i lartë i administratës......
Produktet “Made in Albania” kërkojnë “pasaportë” për në BE/ Cilat janë skemat mbështetësë të Strategjisë industriale 2026-2030?
Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos cilësinë, certifikimin dhe përputhshmërinë teknike si kushte kryesore për rritjen e eksporteve dhe......
SHBA, nisje mbresëlënëse në Kupën e Botës/ Disa nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit në stadium
Shtetet e Bashkuara e nisën fushatën e tyre në Kupën e Botës me një fitore dominuese 4-1 kundër Paraguait në Los Angeles. Golat nga Giovanni Reyna dhe......
Ukraina e Moldavia, hap para për anëtarësim në BE/ Të dërguarit e BE-së bien dakord për fazën e parë të bisedimeve
Ambasadorët nga 27 vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten për të avancuar bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, me fazën e parë të......
Zuckerberg: Meta gaboi me avancimin drejt AI/ Facebook shkurtoi 10 për qind të fuqisë punëtore në maj
Drejtori ekzekutiv i META Mark Zuckerberg u ka thënë punonjësve se gjigandi i mediave sociale bëri gabim në transformimin e fuqisë punëtore me anë të......
Rama në festën e PS: Sazani as shitet e as jepet me qira, ishulli do mbetet pronë e shtetit shqiptar
Në aktivitetin e zhvilluar sot në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e Zvërnecit dhe......



