Garancia sovrane shkon në 5 miliardë lekë - Ndryshimet në skemë/ 1.5 miliardë lekë për bujqësinë, afati i shlyerjes 10 vjet

Qeveria ka bërë ndryshime në skemën e garancisë sovrane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, Ministri i Financave do duhet të nënshkruajë një marrëveshjeve të re të garancisë shtetërore me bankat tregtare të nivelit të dytë, të përfshira në skemë, në përputhje me ndryshimet e miratuara me këtë vendim.
Konkretisht, ndryshimet parashikojnë se Ministria e Financave merr përsipër të garantojë bankat deri në vlerën 5 miliardë lekë nga 3 miliardë që ishte më parë, sipas kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara në marrëveshje. Vlera e Garancisë përfaqëson shumën maksimale të pagesave që do të kryhen nga Ministria e Financave për të shlyer detyrimet e papaguara ndaj Huadhënësit që burojnë nga Huat që do t’i nënshtrohen kësaj skeme garancie.
Shpërndarja e garancisë do të respektojë vlerën totale prej 5 miliardë lekësh, nga të cilat vlera prej së paku 1.5 miliardë lekësh do jetë e dedikuar për sektorin e bujqësisë dhe pjesa e mbetur prej 3.5 miliardë lekësh për sektorët e tjerë të ekonomisë.
Ministria Financave merr përsipër të garantojë deri në 70% të kolateralit të çdo Huaje që Huadhënësit do t’u lëvrojnë Huamarrësve, sipas kushteve që pasojnë në këtë marrëveshje, ndërsa normat e interesit do të variojnë nga 2-3%.
Në asnjë rast, Ministria nuk merr përsipër garantimin e interesave, kamatëvonesave, penaliteteve apo çdo lloj detyrimi tjetër monetar, që mund të burojë nga Huat që bankat do tu lëvrojnë bizneseve.
Po ashtu, është rritur edhe vlera e kredisë që mund të marrë çdo biznes, nga 25 milionë lekë në 200 milionë lekë.
Afati i shlyerjes, nga 3-5 vjet, është zgjatur në 10 dhjetë vjet.
Në rastet e parapagimit të Huas, Huadhënësit nuk duhet të aplikojnë komision, penalitet apo çfarëdo lloj mase tjetër që lidhet me parapagimin e kredisë.
Garancia Sovrane është një produkt i cili do t’i vijë në ndihmë nga Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, pasi ato përbëjnë 99% të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri, punësojnë mbi 82% të fuqisë punëtore në vend, si dhe mbulojnë 75% të investimeve që ndodhin në këtë sektor.
Rritet numri i automjeteve elektrike - DPSHTRR: 83.3% e totalit të regjistrimeve të reja janë Euro 5
Regjistrimi i automjeteve me standarde të larta mjedisore dhe i mjeteve elektrike ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke dhënë një......
Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/ Koçiu: Do shpërndahen për përfituesit në kuadër të “Rindërtimit”
Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në Kombinat, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të......
Shqipëria, pjesë e “Best Tourism Villages 2026”/ Gonxhja: Thesar i identitetit kombëtar
Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, iniciativë e Organizatës Botërore të Turizmit që vlerëson fshatrat ku trashëgimia kulturore,......
Paketa e Maleve, Rama: Zhvillim e më shumë investime/ “Nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave”
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me banorë dhe sipërmarrës në Theth, ku në fokus ishte prezantimi i “Paketës së Maleve”, tha se synimi i kësaj......
Në çfarë faze të prodhimit ushtarak është Shqipëria? - Ministria e Mbrojtjes: Është proces shumë kompleks. Çdo produkt kërkon licencim
Në fund të vitit pritet të bëhen dorëzimi i porosive të para të municioneve sipas kontratave që Ministria e Mbrojtjes ka me partnerët e saj. Sipas Ministrisë......
Aeroporti i Rinasit pret deri në 56 mijë pasagjerë në ditë - Shërbimet policore dhe doganore, 24 orë në funksion
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve, si pasojë e sezonit turistik. Për menaxhimin e lëvizjeve të shtuara,......
Investimet turistike, kontroll që në projekt - Projektligji parashikon rregulla për hotelet, regjistrimin dhe bregdetin
Ndryshime të reja pritet të aplikohen në sektorin e turizmit, me qëllim rritjen e standardeve të strukturave akomoduese, formalizimin e tregut dhe garantimin......
Volkswagen dhe Mercedes “sundojnë” rrugët shqiptare/ Makinat shtohen, por mbi gjysma janë prodhuar para 15-25 vitesh
Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri ka kaluar për herë të parë pragun e 1 milion njësive. Në fund të vitit 2025, në vend rezultonin të regjistruara 1 milion......

