Sa udhëtuan shqiptarët gjatë 2025-ës? Lëvizjet jashtë vendit regjistruan rritje prej 14.3%
Gjatë vitit 2025, banorët e Shqipërisë mbi moshën 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për qëllime personale apo biznesi. Të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e këtyre lëvizjeve lidhet me kohën e lirë, pushimet dhe vizitat familjare, ndërsa udhëtimet për arsye pune mbeten në një peshë më të ulët.
Sipas statistikave, 97.6% e udhëtimeve u kryen për arsye personale, ndërsa vetëm 2.4% për qëllime biznesi. Muajt e verës vijojnë të jenë periudha më aktive për udhëtime, me kulmin në gusht, i cili përbën 12.6% të totalit, i ndjekur nga qershori me 10.9% dhe korriku me 9.8%. Një rritje e lëvizjeve është regjistruar edhe në dhjetor, me 10.2%, kryesisht e lidhur me periudhën e festave.
Brenda territorit të Shqipërisë janë kryer rreth 4.4 milionë udhëtime personale, ku motivi kryesor ka qenë “pushime dhe kohë e lirë”, duke zënë 52.8% të totalit. Ndërkohë, për udhëtimet jashtë vendit, arsyeja kryesore ka qenë vizita te të afërm dhe miq, me 52% të rasteve.
Lëvizjet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2025, duke u rritur me 14.3% krahasuar me vitin 2024. Paralelisht me këtë tendencë, shqiptarët kanë përdorur më shumë struktura akomodimi si hotele dhe ambiente me qira (Airbnb etj.), të cilat shënuan rritje përkatësisht me 5.6% dhe 5.9%.
Ndër zhvillimet më të dukshme ishte edhe rritja e përdorimit të transportit ajror, i cili regjistroi rritjen më të lartë me rreth 14%, duke reflektuar një prirje më të madhe për udhëtime më të shpejta dhe destinacione jashtë vendit. Këto shifra tregojnë një vit me më shumë lëvizje dhe një rikthim të fortë të udhëtimeve si pjesë e stilit të jetesës së shqiptarëve.
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor
Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......
Ndërtimi, nën vëzhgim gjatë pikut të vapës - Inspektoriati në terren, Muçaj: Rigorozitet në zbatimin e masave të sigurisë
Me rritjen e temperaturave, Inspektorati Shtetëror i Punës ka kaluar nga faza e ndërgjegjësimit në atë të kontrolleve në terren. Krahas përdorimit të......
Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa, 10% për faturat e lëshuara
Duke filluar nga data 1 Korrik, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për......
Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim të lartë janë më aktivë online. 97% komunikojnë me mesazhe
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vijon të rritet në Shqipëri, me një shtim të ndjeshëm të aktiviteteve online gjatë vitit......
Turizmi, energjia dhe pronat tërheqin më shumë financim/ Rritet kredia e re për biznesit në Maj. Tregtia humbet terren
Kredia e re për biznesin vijoi rritjen edhe në muajin maj, e mbështetur kryesisht nga turizmi, industria përpunuese dhe sektori i energjisë. Sipas të dhënave......
Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë periudhës janar–maj 2026 janë trajtuar 343 mijë e 613 shërbime kadastrale përmes platformës e-Albania......
Tre kompani në garë për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Finalistët, mes 16 pjesëmarrësve. Ofertat financiare pritet të përcaktojnë fituesin e kontratës
Gara për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit ka hyrë në fazën përfundimtare, teksa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka......
“Ulni çmimet e karburanteve!” - Trump paralajmëron shitësit me pakicë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shitësit me pakicë të karburanteve duhet t'i ulin menjëherë çmimet dhe paralajmëroi se do të ketë "probleme të......



