Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2026, 11:42

Review-të negative/ Rama: Sulmi kibernetik ndaj bizneseve të turizmit, agresion ekonomik i motivuar politikisht

Nga SCAN TV

Review-të negative/ Rama: Sulmi kibernetik ndaj bizneseve të turizmit,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me sulmin kibernetik që preku bizneset e sektorit të turizmit, duke e cilësuar atë si një “agresion ekonomik” ndaj Shqipërisë në kulmin e sezonit turistik. Rama shkruan se ekonomia e turizmit u godit “pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse”, ndërsa ndau edhe një artikull të publikuar nga Tirana Examiner.

Sipas kryeministrit Rama, artikulli shpjegon se si “një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me kwtw sektor”.

Postimi i kryemistrit Rama vjen pas debatit të krijuar rreth sulmit kibernetik ndaj bizneseve të sektorit të turizmit, një ngjarje që ka ngjallur reagim për ndikimin e saj në një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat