Trump: SHBA dhe Irani do të rifillojnë bisedimet/ Teherani mohon kërkesën për negociata

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet diplomatike, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Ai theksoi se armëpushimi i arritur muajin e kaluar mes dy palëve “nuk ekziston më”.Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se ishte Irani ai që kishte kërkuar vazhdimin e dialogut.
“Republika Islamike e Iranit na kërkoi të vazhdonim bisedimet. Ne ramë dakord, por Shtetet e Bashkuara u thanë atyre, shumë qartë, se armëpushimi ka MBARUAR!” - deklaroi presidenti amerikan.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane i hodhën poshtë këto pretendime. Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se Teherani nuk ka kërkuar rifillimin e negociatave me SHBA-në, por vetëm ka pranuar vizitën e ndërmjetësve nga Katari. Zëdhënësi i ministrisë paralajmëroi se çdo shkelje e angazhimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara do të përballet me “reprime hakmarrëse”, duke rritur tensionet mes dy vendeve. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Iranit, në përgjigje të sulmeve të fundit ndaj anijeve ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit, sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit. Vendimi u mor pas rifillimit të sulmeve iraniane ndaj anijeve ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës. Me këtë lëvizje, Uashingtoni synon të rrisë presionin ekonomik ndaj Teheranit, ndërsa tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të përshkallëzohen.
Rivlerësimi, a do ulet çmimi i pronave?/ Pipiria: Pas Shtatorit, blerësi ka alternativa ekonomike
Rivlerësimi i pronave ka sjellë lehtësime financiare për qytetarët që duan të shesin banesat e tyre. Me tarifën e reduktuar, brenda muajve të parë nga nisja......
Tarifa shëndetësore për turistët/ Sala: Të ardhurat do të përdoren për përmirësimin e qendrave shëndetësore
Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë......
13.8 milionë euro do t’u kthehen fermerëve/ Malaj takime në Lushnje dhe Fier: Aplikoni për kompensimin e TVSH
Nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret për kompensimin e TVSH-së do të aplikojnë sipas udhëzimit të tatimeve, vlera e kompensimit për periudhën......
Mbi 1 mijë aplikime për startup-et/ "Grant 2026", Tirana kryeson, rritet interesi në qarqe
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shtrihet gradualisht edhe përtej Tiranës. Të dhënat e publikuara nga Startup Albania Agency tregojnë se për programin......
Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror 26% më shumë pasagjerë, renditemi pas Sllovakisë dhe RMV
Shqipëria u rendit e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në maj 2026 krahasuar me majin 2025. Ky trend rritës të vendit e rendit......
IEA parashikon rënie të kërkesës për naftë/ Hera e parë që nga kriza globale e shkaktuar nga Covid-19
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se kërkesa globale për naftë do të bjerë për herë të parë që nga viti 2020, pasi lufta në Iran shkaktoi kaos......
Shpallen fituesit për bypass-in e Elbasanit/ Kontratat me vlerë rreth 3.93 mld lekë, pa TVSH për 2 lotet e parë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit e dy procedurave për ndërtimin e rrugës lidhëse mes aksit Tiranë – Elbasan dhe Korridorit VIII, dy kontrata......
Rekord i ri për pagesat në euro/ BSH: Sistemi AIPS EURO përpunoi afro 239 mijë pagesa në gjysmën e parë të vitit
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë vijuar të zgjerohen edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke konfirmuar se ky......

