''Më 14 korrik mbyllim tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në''/ Rama nga Jala: Proces kompleks me shumë sfida

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në 'RinCamp 2026' në Jalë, u ndal te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një proces kompleks që përfshin sfida teknike, politike dhe gjeopolitike. Sipas tij, Shqipëria ka arritur të përshpejtojë ndjeshëm procesin, falë përdorimit të inteligjencës artificiale.
“Ky është një proces kompleks për të cilin flitet shumë por në fakt shumë pakë e njohin nga brenda procesin. Ky është një proces që ka një kompleksitetit të natyrës teknike, që ka një kompleksitet të natyrës politike dhe gjeopolitike. Është një proces kur themi teknike, nuk të flas në plotësimin e kushteve që duhet të plotësosh për të avancuar dhe për tu bërë vend anëtar. Kjo do të thotë se në të gjitah fushat duhet të plotësosh standardet. Procesi do të thotë që Shqipëri atë fusë në organizmin e vet të ligjeve rreth 4000 akte ligjore dhe nën ligjore që lidhen me procesin. Kroacisë i janë dashur 7 vite për transpozimin e ligjeve. Ne krijuam modelin e IA me Diellën dhe faktikisht e përshpejtuam në mënyrë eskponenciale transpozimin, bëmë transpozim në një kohë shumë të shkurtër më një saktësi 99%. T’i mund ti bësh të gjitha këto dhe ti kalosh aktet në rrugën legjislative por prap kjo nuk mjafton sepse duhet t’i zbatosh. Mund të zbatosh dhe ligjet pro nuk mjafton e duhen që 27 vende anëtarë të bien dakord që ta hedhës hapin tjetër. Ajo familje funksion me konsensus”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se Shqipëria është përballur disa herë me pengesa politike në procesin e integrimit, duke theksuar se hapja e negociatave është refuzuar tre herë nga disa vende anëtare.
Ai u ndal edhe te marrëdhëniet me Holandën, të cilat i cilësoi si ndër më të vështirat në raport me Bashkimin Evropian, duke shtuar se organizimi i finales së Conference League në Tiranë ndikoi pozitivisht në ndryshimin e perceptimit për Shqipërinë.
“Përgjithësisht e kemi hasur këtë nga vende të mëdha që nuk ishin gati ta çonin procesin para. 3 herë kanë refuzuar hapjen e negociatave. Marrëdhëniet tona me Holandën ishin marrëdhëniet më të vështira që kishim me BE-në, sesi një ndeshje futbolli ne na ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandë. Finalja e Conference League në Tiranë, Roma- Feyenoord. Papritur panë që Shqipëria nuk ishte ajo në stereotipin e krijuar nga media, si krimenelë apo drogaxhi, por panë se Shqipëria ishte diçka tjetër. Është një proces i gjithanshëm”, - theksoi Rama.
Kryeministri Rama njoftoi se do të udhëtojë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron për festimet e 14 Korrikut dhe më pas në Bruksel, ku sipas tij do të nisë faza e mbylljes së kapitujve të negociatave.
“Unë do të shkoj në Paris sepse jemi të ftuar nga Macron për 14 korrikun dhe pastaj në Bruksel ku do të fillojmë të mbyllim kapitujt. I hapëm të gjithë kapitujt në kohë rekord dhe tani do të fillojmë mbylljen. Tre kapitujt e parë i mbyllim me datën 14 korrik, kjo është beso dhe kontrollo”, - shtoi Rama.


Monitorim tregut të produkteve të shportës në supermarkete/ Autoriteti i Konkurrencës ndërhyn pas ankesave të qytetarëve
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës në rrjetin e supermarketeve kryesore në vend, pas......
Mbi 42 mijë pensione të reja pleqërie në një vit/ Sa para do marrin pensionistët e rinj të Shqipërisë?
Popullsia shqiptare po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të lidhura për çdo vit. Gjatë vitit 2025, 42,818......
Review-të negative/ Rama: Sulmi kibernetik ndaj bizneseve të turizmit, agresion ekonomik i motivuar politikisht
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me sulmin kibernetik që preku bizneset e sektorit të turizmit, duke e cilësuar atë si një “agresion......
Meta rrezikon gjobë të majme nga BE/ Dizajnet e Facebook dhe Instagram krijojnë varësi për të rinjtë
Dizajnet “që krijojnë varësi” të Instagram dhe Facebook kanë bërë që kompania Meta të shkelë ligjet dixhitale të Bashkimit Europian. Në këtë përfundim ka......
Trump: SHBA dhe Irani do të rifillojnë bisedimet/ Teherani mohon kërkesën për negociata
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet diplomatike, pavarësisht......
Rivlerësimi, a do ulet çmimi i pronave?/ Pipiria: Pas Shtatorit, blerësi ka alternativa ekonomike
Rivlerësimi i pronave ka sjellë lehtësime financiare për qytetarët që duan të shesin banesat e tyre. Me tarifën e reduktuar, brenda muajve të parë nga nisja......
Tarifa shëndetësore për turistët/ Sala: Të ardhurat do të përdoren për përmirësimin e qendrave shëndetësore
Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë......
13.8 milionë euro do t’u kthehen fermerëve/ Malaj takime në Lushnje dhe Fier: Aplikoni për kompensimin e TVSH
Nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret për kompensimin e TVSH-së do të aplikojnë sipas udhëzimit të tatimeve, vlera e kompensimit për periudhën......

