Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2026, 18:02

Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për pensionitët, shtohet garancia sovrane

Nga SCAN TV

Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për

Në mbledhjen e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për rishikimin e buxhetit të shetit për vitin 2026, i cili parashikon fonde shtesë për pensionet, mbrojtjen, shëndetësinë por edhe për mbështetjen e biznesit si dhe të bujqësisë. Sipas ministrit Malaj, përmes këtij akti normative do të rritet masa e garancisë sovrane për bizneset.

“Nëpërmjet këtij akti normativ do të rrisim edhe shumën e Garancisë Sovrane, nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë dhe jo vetëm do të rrisim shumën por, siç thashë, do të shtrijmë edhe fushën e mbulimit me garanci sovrane, e cila nuk do të jetë më vetëm për fermerët, por do të jetë dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë, tha Petrit Malaj, Ministër i Financave.

Nga ana tjetër ministrja e Ekonomisë dhe inovacionit Delina ibrahimaj, deklaroi se nga 1 korriku pensionistët do të kenë mundësi të marrin bonusin prej 5 mijë lekësh.

“Ne vendosëm sot në Këshillin e Ministrave që të akordojmë një bonus për pensionistët. Ky do të jetë bonusi i verës, do të jetë një bonus me vlerë 5.000 lekë, i cili do të akordohet për 777.200 qytetarë. Janë 656.325 pensionistë të pensionit të pleqërisë dhe pensionit social, të cilët do të përfitojnë nga ky bonus, 65.636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48.400 përfitues të pensionit familjar, 6.840 përfitues të trajtimeve të veçanta financiare, përfshirë minatorët, punonjësit e ish-ndërmarrjeve ushtarake, ushtarakët në pension të parakohshëm. Siç thashë, vlera totale e këtij efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Ndryshimet në Buxhetin 2026 parashikojnë gjithashtu fonde shtesë për indeksimin e pensioneve, personat me aftësi të kufizuara, barnat e onkologjikut, urgjencën mjekësore, zjarrfikësit dhe sektorin e mbrojtjes. Sipas qeverisë, këto masa synojnë të mbështesin shtresat në nevojë dhe sektorët prioritarë të ekonomisë.

 

 

Shqipëria 30 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat