Më shumë të drejta për konsumatorët online - Gati ndryshimet në ligjin e tregtisë elektronike

Bllokimi i një faqeje interneti, ridrejtimi automatik në një version tjetër apo vendosja e kushteve të ndryshme të pagesës vetëm për shkak të shtetësisë ose vendbanimit të klientit pritet të ndalohet me ligj.
Qeveria ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për tregtinë elektronike”, të cilat synojnë parandalimin e të ashtuquajturit gjeobllokim të pajustifikuar. Sipas projektligjit, tregtarët nuk do të mund t’u kufizojnë klientëve aksesin në faqet apo aplikacionet e tyre dhe as t’i ridrejtojnë në një version tjetër pa pëlqimin e tyre të shprehur. Ndalohet gjithashtu vendosja e kushteve të ndryshme për blerjen e mallrave, përfitimin e shërbimeve elektronike apo kryerjen e pagesave, kur ky trajtim lidhet vetëm me shtetësinë, vendbanimin, llogarinë bankare apo vendin ku është lëshuar karta e klientit.
Megjithatë, bizneset nuk do të detyrohen të ofrojnë dërgesa ose shërbime në çdo shtet. Ligji synon të ndalojë vetëm diskriminimin e pajustifikuar në zonat ku tregtari tashmë operon ose ofron shërbime. Përjashtime parashikohen në rastet kur kufizimi kërkohet nga ligji, si edhe për disa shërbime që lidhen me të drejtat e autorit. Zbatimi i këtyre rregullave do të mbikëqyret nga autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa qytetarët do të mund të kërkojnë ndihmë pranë pikave të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve.
Ndryshimet synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Europian dhe lidhen me procesin e negociatave për Kapitullin 10, “Transformimi digjital dhe media”. Sipas relacionit, projektligji nuk parashikon kosto shtesë për buxhetin e shtetit, pasi zbatimi do t’u ngarkohet kryesisht strukturave ekzistuese.
Ku preferojnë të udhëtojnë shqiptarët? Për pushime brenda vendit, jashtë për të takuar të afërmit
Shqiptarët kryejnë miliona udhëtime çdo vit, por motivet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të destinacionit. Brenda vendit dominojnë pushimet dhe koha e lirë,......
30 Qershori, afati për faljen me kusht të detyrimeve/ Tatimpaguesit paguajnë vetëm 50 % të principalit, përfitojnë dhe gjobat
30 Qershori është afati i fundit për tatimpaguesit të cilët duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura. Administrata tatimore ka......
Sa udhëtuan shqiptarët gjatë 2025-ës? Lëvizjet jashtë vendit regjistruan rritje prej 14.3%
Gjatë vitit 2025, banorët e Shqipërisë mbi moshën 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për qëllime personale apo biznesi. Të......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor
Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......
Ndërtimi, nën vëzhgim gjatë pikut të vapës - Inspektoriati në terren, Muçaj: Rigorozitet në zbatimin e masave të sigurisë
Me rritjen e temperaturave, Inspektorati Shtetëror i Punës ka kaluar nga faza e ndërgjegjësimit në atë të kontrolleve në terren. Krahas përdorimit të......
Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa, 10% për faturat e lëshuara
Duke filluar nga data 1 Korrik, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për......
Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim të lartë janë më aktivë online. 97% komunikojnë me mesazhe
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vijon të rritet në Shqipëri, me një shtim të ndjeshëm të aktiviteteve online gjatë vitit......
Turizmi, energjia dhe pronat tërheqin më shumë financim/ Rritet kredia e re për biznesit në Maj. Tregtia humbet terren
Kredia e re për biznesin vijoi rritjen edhe në muajin maj, e mbështetur kryesisht nga turizmi, industria përpunuese dhe sektori i energjisë. Sipas të dhënave......



