Protokoll të ri për kontrollet e përbashkëta kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin dypalësh përmes hartimit të një Protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare për Kontrollet e Përbashkëta Kufitare. Ky dokument synon rritjen e efikasitetit të kontrolleve doganore, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e menaxhimit të kufirit, në përputhje me standardet e Bashkimit EUropian dhe objektivat e integrimit rajonal.
Delegacionet e të dy administratave, të kryesuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja dhe Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, së bashku me përfaqësues të misioneve të OSBE-së në të dy vendet, zhvilluan një vizitë në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan dhe diskutuan mbi zbatimin praktik të Marrëveshjes dhe përfundimin e Protokollit.
Drejtori i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy administratave është një shembull konkret i partneritetit që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe biznesin.
“Bashkëpunimi mes administratave tona doganore dëshmon se rezultatet arrihen kur ekziston vullneti për të punuar së bashku. Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë procedurat doganore, do të koordinojmë më mirë përdorimin e burimeve dhe do të forcojmë kontrollet, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe lëvizjen e udhëtarëve,” u shpreh z. Beja.
Nga ana e tij, Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke theksuar se Protokolli do të kontribuojë në uljen e kohës së pritjes në kufi, përshpejtimin e flukseve tregtare dhe rritjen e besimit të komunitetit të biznesit.
Përfaqësuesit e OSBE-së përshëndetën nismën si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe sigurisë rajonale. Ata vlerësuan se Protokolli përfaqëson kulmin e një bashkëpunimi të suksesshëm shumëvjeçar në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, duke zgjeruar modelet ekzistuese të bashkëpunimit edhe në operacionet doganore.
Protokolli i ri pasqyron angazhimin e përbashkët të Administratës Doganore Shqiptare dhe Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut për modernizimin e procedurave kufitare, rritjen e efikasitetit operacional, forcimin e sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të rajonit.
“Tarifim me fasha për ujin” - Rezoluta për ERRU-në: Të nxitë ujësjellësat ta aplikojnë. Të ulet dhe tarifimi afrofe
Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Ujit të nxitë shoqëritë e ujësjellës - kanalizimeve të aplikojnë tarifa në blloqe apo siç njihet ndryshme tarifim me......
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë - Durrës - Rinas/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE
Komisioni i ligjeve miratoi marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Kalimi nga projekti fillestar me trena me......
Biznesi i vogël “mban” ekonominë - OECD: Shqipëria përparon në mbështetjen e sipërmarrjes, sfidë digjitalizimi
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të mbeten shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar rreth 78% të vlerës së shtuar dhe mbi 82% të......
Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit - Rama: Stërvitje e certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës
Është çelur Shkolla Kombëtare e Fluturimit, e cila do të përgatisë në Shqipëri pilotë dhe kontrollorë të fluturimit sipas standardeve të NATO-s. Kjo Shkollë......
Indeksimi dhe bonuset, rreth 170 milionë euro në 2026-ën/ Objektiv, 400 euro pensioni mesatar dhe 220 euro ai i pjesshëm
Prej datës 1 Korrik po vijon shpërndarjen e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për të gjithë pensionistët. Ndërkohë, pritet që në muajin dhjetor të......
8.9 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë - Investime në barna, shërbime spitalore dhe mbështetje sociale
Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë krahasuar me parashikimin fillestar. Sipas......
Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo turist që vjen, angazhon në punë shtatë punonjës
Turizmi nuk sjell të ardhura vetëm për hotelet dhe restorantet. Efekti i tij shtrihet te ndërtimi, bujqësia, transporti, tregtia dhe një sërë shërbimesh të......
Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth 1.48 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve e plakje të popullsisë. Ekspertët......

