Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë - Durrës - Rinas/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Komisioni i ligjeve miratoi marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Kalimi nga projekti fillestar me trena me karburant, në trena elektrikë kushton rreth 22 mln euro, nga të cilat gjysmat do të jenë grant nga Bashkimi Evropian.
“Mbështetet nga 11.5 mln euro, plus 50% e vlerës totale të investimit pwr elektrifikimin mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet kornizës së Ballkanit Perëndimor. Pra me një vlerë prej pothuajse të njëjtën vlerë në formën e grantit për këto punime të cilat vetëm do t’i përmendim për efekt informacioni: elektrifikimin e plotë të segmentit hekurudhor Durrës-Tiranë, të degëzimit të ri drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, furnizimin me pajisje elektro-hekurudhore, ndërtimin e instalimit të sistemit të takmarrjes që është linja elektrike që furnizon me energji elektrike trenat. Gjithashtu, ndërtimin e dy nënstacioneve të rëndësishme në pikën e Tiranës dhe Durrësit pra duke mos qenë vetëm elektrifikimi i linjës por ndërkohë edhe i nënstacioneve që mbulojnë furnizimin me energji, testimin, çertifikimin dhe vënien në shërbim të sistemit të elektrifikimit”, - tha Enkelejda Muçaj, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkaq, pak ditë më parë kreu i Hekurudhave Shqiptare Ergys Verdho, bëri me dije për TV SCAN se tenderi është finalizuar, me shpalljen e kompanisë që do të kryejë punimet.
Ai tha se kontrata me kompaninë italiane pritet të nënshkruhet në muajin Korrik, ndërsa punimet nisin në Shtator. Oferta e shpallur fituese ka një vlerë prej 22 mln euro dhe përfshin elektrifikimin e plotë të linjës, përfshirë edhe 4 km që do të ndërtohen për të rikthyer stacionin e trenit në kryeqytet.
Elektrifikimi është një nga hallkat e fundit për finalizimin dhe vënien në operim të linjës, teksa aktualisht kanë përfunduar punimet civile dhe po punohet për ndërtimin e godinave të stacioneve.
Paralelisht është duke u zhvilluar procedura tenderuese për ndërtimin e stacionit të Rinasit, që nuk është pjesë e kontratës fillestare, si dhe tenderi për ndërtimin e segmentit, që do të mundësojë lidhjen nga terminali i autobusëve në Kashar, me stacionin e dikurshëm të trenit në kryeqytet.
Biznesi i vogël “mban” ekonominë - OECD: Shqipëria përparon në mbështetjen e sipërmarrjes, sfidë digjitalizimi
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të mbeten shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar rreth 78% të vlerës së shtuar dhe mbi 82% të......
Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit - Rama: Stërvitje e certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës
Është çelur Shkolla Kombëtare e Fluturimit, e cila do të përgatisë në Shqipëri pilotë dhe kontrollorë të fluturimit sipas standardeve të NATO-s. Kjo Shkollë......
Indeksimi dhe bonuset, rreth 170 milionë euro në 2026-ën/ Objektiv, 400 euro pensioni mesatar dhe 220 euro ai i pjesshëm
Prej datës 1 Korrik po vijon shpërndarjen e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për të gjithë pensionistët. Ndërkohë, pritet që në muajin dhjetor të......
8.9 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë - Investime në barna, shërbime spitalore dhe mbështetje sociale
Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë krahasuar me parashikimin fillestar. Sipas......
Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo turist që vjen, angazhon në punë shtatë punonjës
Turizmi nuk sjell të ardhura vetëm për hotelet dhe restorantet. Efekti i tij shtrihet te ndërtimi, bujqësia, transporti, tregtia dhe një sërë shërbimesh të......
Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth 1.48 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve e plakje të popullsisë. Ekspertët......
Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes - Nga reformat e pazbatuara, pesë kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve
Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian si pasojë e moszbatimit të reformave. Kryenegociatori i Kosovës me......
Transformimi i administratës publike - Rama: Proces jashtëzakonisht kompleks dhe i vështirë
Tranformimi i administratës publike është një proces i vështirë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Edicionin e Tretë të Javës së......

