Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2026, 11:47

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja – Dobësohen ndjeshëm Euro, Franga dhe Paundi

Nga Edel Strazimiri

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja – Dobësohen

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 81.3 lekë dhe është shitur me 82.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka regjistruar zbritjen e parë për këtë javë mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 94.9 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar zbritje të lehtë të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën në rënie teksa është blerë sot me 103.2 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Paundi britanik edhe ai është dobësuar ndjeshëm mëngjesin e kësaj të premte pasi referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë krahasuar me ditën e enjte.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat