Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2026, 13:43

Nga “Doctor Google”, tek IA - Si ndikon teknologjia në shëndetësi? Dika: Sfiduese

Nga Fabjona Pasho

Nga “Doctor Google”, tek IA - Si ndikon teknologjia në
Nga “Doctor Google”, ku shpesh qytetarët arrinin në diagnozë të gabuar duke iu referuar informacioneve në internet, tashmë qasja ka ndryshuar dhe për këtë një ndikim shumë të madh ka luajtur Inteligjenca Artificiale.

Mjeku Qamil Dika tregon edhe diferencat mes këtyre dy elemëntëve të ofruar nga teknologjia, në periudha të ndryshme kohore dhe me mekanizma të ndryshme, megjithatë thekson se nuk zëvendësojnë rolin e mjekut.

“Është sfidues për komunitetin e mjekëve dhe shumë ndihmues në aspektin e pacientëve, të cilët për ccdolloj problematike kërkojnë një mendim tek platforma etyre e Inteligjencës Artificiale dhe kur shikojnë që ka një problematikë të caktuar, atëherë I drejtohen specialistit," shprehet Dika.

Megjithatë, Dika ngre edhe një element tjetër, që ka të bëjë me diagnozat e gabuara që shpesh mund të vijnë nga mjekët dhe qytetarët sot e kanë lehtësisht të verifikueshme nëse diagnoza ose medikamentet janë të duhurat.

Edhe vetë mjekët sot po përdorin gjithmonë e më shumë mjetet e ofruara nga Inteligjenca Artificiale, qoftë si konsultim, por edhe të implementuar në pajisje të ndryshme mjekësore.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat