250 milionë lekë kompensim për karburantin/ Transporti publik, afat për aplikimet deri më 1 Gusht

Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara gjatë periudhës mars-maj 2026.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se masa zbatohet në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe synon të mbështesë operatorët e transportit publik në përballimin e kostove të aktivitetit.
Sipas njoftimit të kësaj të shtune, vlera totale e fondit të parashikuar për këtë skemë mbështetëse arrin në 250 milionë lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bëri thirrje të gjitha shoqërive që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë brenda afateve ligjore për të përfituar kompensimin financiar.
Subjektet përfituese duhet të paraqesin kërkesat pranë Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 1 gusht 2026.
Ndërkohë, 30 Maji është dita e fundit e detyrimit për instalimin e POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, ku është kërkuar shtyrje afati. Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban, mbetet e paqartë çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rrisë edhe 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare.
Nga dronët tek siguria kibernetike/ Qeveria përditëson listën e teknologjive sensitive
Shqipëria ka përditësuar listën e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke forcuar kontrollin mbi produkte që mund të përdoren si për qëllime......
Korça “pushtohet” nga francezët/ E quajnë “Parisi i vogël’’ me potencial të madh
Korça dhe rrethinat e saj po përjetojnë boom turistësh të huaj, kryesisht nga Evropa. Në rrugët e qytetit është pamje e zakonshme të shohësh grupe të mëdha......
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës përcaktoi çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën......
Rrugët kryesojnë investimet infrastrukturore/ Punimet inxhinierike zenë rreth 28% të vlerës së përgjithshme të lejeve të ndërtimit
Investimet në infrastrukturë vijojnë të mbajnë një peshë të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit......
''Paketa e Maleve'', Fieri e Gjirokastra shpallin 17 zona për investime/ Synim, mbështetja e zhvillimit ekonomik, industrial e turistik
Bashkitë Gjirokastër dhe Fier kanë shpallur “Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e......
Lumenjtë mund të humbin mbi 30% të prurjeve deri në 2050/ Studimi mbi ndryshimet klimatike: Pritet përkeqësim i situatës
Shqipëria po hyn në një epokë ku lufta për ujin mund të bëhet beteja më e madhe e dekadave të ardhshme. Paralajmërimet e shkencëtarëve janë alarmante:......
“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF, riafirmon partneritetin strategjik me BE
Shqipëria vijon të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm kyç i......
Inteligjenca artificiale po ndryshon zyrat/ Nga shkrimi i email-eve tek marrja e vendimeve
Përdorimi i inteligjencës artificiale në vendin e punës po evoluon me ritme të shpejta, duke kaluar përtej automatizimit të detyrave rutinë dhe duke u......



