Shqipëria Postuar më 30 Maj 2026, 12:02

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185 lekë/litër

Nga Alida Lula

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185

Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës përcaktoi çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:00.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 185 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër, duke e ulur çmimin me 2 lekë/litër. Për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 173 lekë/litër dhe 161 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.

Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.

Në rast të shkeljeve nga gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë, paralajmërohet pezullim i aktivitetit.

Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.

Institucionet përgjegjëse njoftojnë se vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat