Rrugët kryesojnë investimet infrastrukturore/ Punimet inxhinierike zenë rreth 28% të vlerës së përgjithshme të lejeve të ndërtimit

Investimet në infrastrukturë vijojnë të mbajnë një peshë të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026 vlera e punimeve inxhinierike të miratuara arriti në rreth 5.8 miliardë lekë, duke përfshirë si projektet e reja ashtu edhe rikonstruksionet.
Peshën kryesore e mbajnë projektet e infrastrukturës së transportit, të cilat përfaqësojnë mbi 70% të vlerës totale të punimeve inxhinierike. Investimet në rrugë dhe autostrada llogariten në rreth 4.1 miliardë lekë, nga të cilat 1.67 miliardë lekë i përkasin ndërtimeve të reja dhe 2.45 miliardë lekë rikonstruksioneve. Kjo tregon se krahas zgjerimit të rrjetit rrugor, një pjesë e konsiderueshme e fondeve po orientohet edhe drejt përmirësimit dhe rehabilitimit të infrastrukturës ekzistuese.
Një tjetër kategori e rëndësishme janë investimet në rrjetet e ujësjellësit, energjisë elektrike dhe telekomunikacionit. Në tremujorin e parë të vitit, vlera e lejeve të miratuara në këtë segment arriti në rreth 1.27 miliardë lekë.
Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe nuk janë regjistruar leje për ndërtime komplekse në kantieret industriale. Ndërkohë, kategoria e punimeve të tjera inxhinierike përfaqëson rreth 394 milionë lekë, duke zënë një peshë më të vogël në totalin e investimeve të miratuara.
Në tërësi, punimet inxhinierike përbëjnë rreth 28% të vlerës së përgjithshme të lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e parë të vitit 2026. Shifrat tregojnë se krahas zhvillimit të ndërtesave rezidenciale dhe atyre me funksion ekonomik, investimet në infrastrukturë vazhdojnë të mbeten një nga shtyllat kryesore të aktivitetit ndërtues në vend.

''Paketa e Maleve'', Fieri e Gjirokastra shpallin 17 zona për investime/ Synim, mbështetja e zhvillimit ekonomik, industrial e turistik
Bashkitë Gjirokastër dhe Fier kanë shpallur “Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e......
Lumenjtë mund të humbin mbi 30% të prurjeve deri në 2050/ Studimi mbi ndryshimet klimatike: Pritet përkeqësim i situatës
Shqipëria po hyn në një epokë ku lufta për ujin mund të bëhet beteja më e madhe e dekadave të ardhshme. Paralajmërimet e shkencëtarëve janë alarmante:......
“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF, riafirmon partneritetin strategjik me BE
Shqipëria vijon të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm kyç i......
Inteligjenca artificiale po ndryshon zyrat/ Nga shkrimi i email-eve tek marrja e vendimeve
Përdorimi i inteligjencës artificiale në vendin e punës po evoluon me ritme të shpejta, duke kaluar përtej automatizimit të detyrave rutinë dhe duke u......
Euro “braktiset” nga huamarrësit/ Kreditë në lekë fitojnë terren përgjatë katër muajve të parë të vitit
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar arriti në 137.7 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit 2026, nga......
''Evropa zien”, Portugalia rekord me 40.3°C/ Vala e të nxehtit po ‘‘pushton’’ kontinentin
Portugalia vendosi rekord të ri me një temperaturë prej 40.3 gradësh në maj, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40°C të vendosur në maj të vitit 2001. Vala......
Shqiptarët flasin më pak në telefon/ AKEP: Po konsumojnë më shumë internet. Rritje me 22% në tremujorin e parë
Interneti po kthehet gjithnjë e më shumë në mënyrën kryesore të komunikimit për shqiptarët. Të dhënat më të fundit të AKEP për tremujorin e parë të vitit......
Prokurimet, 11.2 mln lekë në buxhetin e shtetit në Prill/ Një në dy ankesa pranohet, çfarë tregojnë të dhënat e KPP-së?
Ankesat për tenderët publikë vijojnë të mbeten të larta. Vetëm gjatë muajit prill, në Komisionin e Prokurimit Publik janë regjistruar 112 ankesa, të gjitha......



