Shqiptarët paguan 39 mln euro për rivlerësimin e pronave - Malaj: Shifra vetëm për dy muaj. Pritshmëria shumë e lartë

Vetëm në dy muaj, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 3.9 miliardë lekë nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, që nga nisja e zbatimit në muajin mars. Kjo ecuri është cilësuar si pozitive nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili theksoi se pritshmëritë deri në fund të vitit janë shumë të larta.
“Të ardhurat e gjeneruara në vetëm 2 muaj, nga procesi i rivlerësimit, kapin shifrën 3.9 miliardë lekë ose (40 mln euro), çka dëshmon interesin e lartë të qytetarëve për këtë proces, duke kontribuar njëkohësisht edhe në rritjen e të ardhurave buxhetore. Ndaj duke marrë në konsideratë faktin se në procesin e fundit të rivlerësimit , në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara ishin 5.6 miliardë lekë, ne parashikojmë që të ardhurat nga ky zë, në përfundim të procesit të rivlerësimit të jenë akoma më të larta”.
Ministri u ndal edhe tek procesi i kompensimit të fermerëve me 10% ku theksoi se deri më tani janë afro 6.5 milionë euro për tu rimbusuar.
“Ka rritje të numrit të faturave të lëshuara nga grumbulluesit apo përpunuesit dhe deri tani shuma potenciale për kompensim ndaj fermerëve arrin në rreth 6-6.5 milionë euro”.
Sa i takon ecurisë së përgjithshme të ekonomisë , Ministri theksoi se përpos rritje së ndjeshme të të ardhurave tatimore dhe doganore, është rritur gjithashtu qarkullimi i bizneseve me 133 mld lekë ose 1.4 mld euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Rritja është mbështetur në tre sektorë, shërbimet, ndërtimi dhe tregtia.
Mallrat e importit, më të lira në fillim të vitit/ Indeksi i shënoi rënie me 0.2% krahasuar me një vit më parë
Çmimet e produkteve të importuara në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar një zbutje të kostove......
Indeksimi i pensioneve, kur do të nisë? - Malaj: Po shqyrtojmë mundësinë që ta afrojmë në qershor-korrik
Indeksimi i pensioneve mund të bëhet brenda muajve qershor-korrik, duke mos pritur muajin Tetor sikurse është e përcaktuar në ligj. Ministri i Financave,......
Sot, afati i fundit i aplikimeve për Paqen Fiskale - Procedura zhvillohet online përmes sistemit “e-filing”
Sot është dita e fundit që tatimpaguesit të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale, një procedurë që......
Java mbyllet negativisht për valutat e huaja – Dobësohen ndjeshëm Euro, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë......
Rritje minimale e kostove të prodhimit/ Indeksi nuk sinjalizon presione të forta inflacioniste
Kostot e prodhimit në ekonomi kanë shënuar një rritje shumë të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të......
CEFTA: Vendet e rajonit shtyjnë drejt procedurave plotësisht elektronike dhe zhdoganimit më të shpejtë
Administrata Doganore shqiptare mori pjesë në takimin e 31-të të Nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i zhvilluar në Sarajevë, ku......
Shqiptarët, më pak të bindur për garën në Ballkan/ Vetëm një në tre biznese shqiptare beson se konkurron me rajonin
Vetëm 36% e kompanive në Shqipëri deklarojnë se janë plotësisht dakord që produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre mund të konkurrojnë me sukses me ato të......
Nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - Marrëveshja e garancisë për kredinë 22.5 mln euro, në Kuvend
Kredia 22.5 mln euro që do të financojë ndërtimin e nënstacionit nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës, do të jetë me garanci shtetërore, teksa......



