Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten në Shqipëri/ Paga, transporti dhe makineritë, faktorët kryesorë që po shtrenjtojnë projektet

Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka vijuar të përballet me rritje të kostove edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114.4 pikë, duke reflektuar një rritje vjetore prej 1.1%, pak më e lartë se rritja prej 1.0% e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e kostove është nxitur kryesisht nga shpenzimet për fuqinë punëtore. Grupi “Shpenzime për paga” shënoi rritjen më të lartë me 4.8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, duke treguar se mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e pagave po vazhdojnë të rrisin kostot e kompanive të ndërtimit.
Në rritjen e kostove ndikuan gjithashtu edhe grupi “Kosto të tjera”, me një zgjerim prej 2.5%, shpenzimet e transportit me 1.7% dhe kostot e makinerive me 1.5%. Ndërkohë, materialet e ndërtimit kanë ndjekur një prirje të kundërt, duke shënuar një ulje mesatare prej 0.9%.
Brenda grupit të materialeve, rënia më e fortë është regjistruar tek materialet bazë të ndërtimit, të cilat u ulën me 1.4%, ndërsa materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit ranë me 0.9%. Në të kundërt, materialet elektrike dhe të komunikimit rezultuan më të shtrenjta, me një rritje prej 0.5%.
Edhe në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2025, kostot e ndërtimit kanë vijuar të rriten, megjithëse me ritme më të moderuara. Indeksi u zgjerua me 0.3%, i mbështetur kryesisht nga rritja e kategorisë “Kosto të tjera” me 1.7% dhe nga shtimi i shpenzimeve për paga me 0.6%.
Të dhënat tregojnë se, ndonëse çmimet e materialeve po stabilizohen dhe në disa raste po ulen, presioni nga kostot e punës, transportit dhe operimit po mban në rritje shpenzimet totale të sektorit. Kjo situatë pritet të vazhdojë të ndikojë në çmimin përfundimtar të projekteve të reja të ndërtimit dhe në investimet e ardhshme në këtë industri.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

