Gati 30% e qytetarëve informohen nga rrjetet sociale/ Google vijon të mbetet burimi më i përdorur i informacionit
![]()
Shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te motorët e kërkimit për të gjetur informacion në internet, ndërsa chatbot-et e inteligjencës artificiale mbeten ende një mjet me përdorim shumë të kufizuar. Të dhënat e StatCounter për majin e vitit 2026 tregojnë se platformat e kërkimit zotërojnë 70.04% të tregut të referimeve online në Shqipëri.
Nga ana tjetër, rrjetet sociale përbëjnë 29.71% të tregut, duke mbetur një kanal i rëndësishëm për zbulimin e përmbajtjes dhe informacionit. Megjithatë, pesha e tyre ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit, teksa motorët e kërkimit kanë fituar terren.
Ndërkohë, chatbot-et e bazuara në inteligjencën artificiale përfaqësojnë vetëm 0.25% të tregut. Edhe pse përdorimi i mjeteve si ChatGPT dhe platformave të ngjashme është rritur në nivel global, të dhënat sugjerojnë se ndikimi i tyre në trafikun online në Shqipëri mbetet ende shumë i vogël krahasuar me format tradicionale të navigimit në internet.
Gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim i dukshëm në sjelljen e përdoruesve. Në mesin e vitit 2025, motorët e kërkimit dhe rrjetet sociale kishin pothuajse të njëjtën peshë, secila kategori me rreth gjysmën e tregut. Megjithatë, në muajt e fundit të analizës, kërkimi online ka shënuar një rritje të fortë, duke arritur nivelin më të lartë të periudhës, ndërsa rrjetet sociale kanë pësuar një tkurrje të konsiderueshme.
Kjo tendencë sugjeron se përdoruesit shqiptarë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt kërkimit të drejtpërdrejtë të informacionit në internet, ndërsa inteligjenca artificiale, pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë globalisht, ende nuk ka arritur të ndryshojë në mënyrë domethënëse mënyrën se si shumica e shqiptarëve navigojnë dhe gjejnë informacion online.
Google Chrome po forcon ndjeshëm dominimin në tregun shqiptar të shfletuesve të internetit. Të dhënat e StatCounter tregojnë se në maj, Chrome arriti të kontrollojë 67.12% të tregut, niveli më i lartë i regjistruar gjatë 12 muajve të fundit.
Në kahun tjetër, Safari ka përjetuar një ecuri të kundërt. Shfletuesi i Apple, i cili një vit më parë lëvizte pranë nivelit 38-40%, ka rënë në 27.04% në maj 2026. Kjo do të thotë se Safari ka humbur mbi 10 pikë përqindjeje brenda një viti, ndërsa diferenca me Chrome është zgjeruar ndjeshëm.

Në Shqipëri, mosha po rritet po aq shpejt sa kalon koha/ Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë u rrit nga 34.7 në 45 vjeç
Shqipëria po përjeton një nga transformimet më të shpejta demografike në Europë. Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë është rritur nga 34.7 vjeç në......
Legalizimet, miratohen 2994 vendime në maj - ASHK: Pa sportele fizike, formalizimi i pronave vijon
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit maj janë miratuar gjithsej 2994 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e formalizimit të......
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Kufizime të përkohshme të qarkullimit pranë Kthesës së Kamzës
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentin pranë Kthesës së Kamzës do të përballen me kufizime dhe devijime të përkohshme të trafikut, për shkak të......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në qëndrueshmëri pas rritjes që regjistroi një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe duke u......
Kripto-asetet dhe paraja digjitale në Kosovë - BQK organizon Konferencën Rajonale të nivelit të lartë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizoi Konferencën dyditore Rajonale për Kripto-asetet dhe Paranë Digjitale. Në konferencë ishin të pranishëm......
BE, standarde energjie për qendrat e të dhënave - Mes shqetësimeve për rritjen e përdorimit të energjisë
Bashkimi Evropian do të zhvillojë standarde minimale të efikasitetit të energjisë për qendrat e të dhënave, ndërsa shqetësimet rriten për shtimin e shpejtë......
Rrjete më të sigurta, fatura më të larta? - Ndalimi kinez i inverterëve diellorë të BE-së riformëson energjinë e rinovueshme
Sistemet diellore gjenerojnë 13.4 përqind të energjisë elektrike të BE-së dhe janë një gur themeli i rrjetit energjetik evropian. Inverterët diellorë janë......
Çmimet e naftës regjistrojnë ulje - Ndikoi marrëveshja për armëpushim ndërmjet Libanit dhe Izraelit
Çmimet e naftës ranë të enjten, ndërsa një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit rriti shpresat për një marrëveshje më të gjerë për t'i dhënë......

