Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2026, 19:59

Vendimi i Qeverisë, Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Nga SCAN TV

Vendimi i Qeverisë, Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të Benard Palajt, i emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të këtij institucioni. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Financë-Kontabilitet dhe zotëron një master të nivelit të dytë në Lidership.

Karriera e tij në administratën publike përfshin disa funksione drejtuese. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e administratorit pranë Ministrisë së Financave. Në periudhën 2014–2017 ka qenë drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër.

Ndërsa që prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat