Shqipëria Posted on 2026-07-25 10:40:00

Insurance market record profit, over 3.5 billion lek/ TPL product with growth of over 13%. How did Bonus-Malus affect?

From Alida Lula

Insurance market record profit, over 3.5 billion lek/ TPL product with growth of

Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rezultat rekord prej 3,54 miliardë lekësh (rreth 36,6 milionë euro) në vitin 2025, duke u rritur me 55,8% krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënat e publikuara nga AMF, ky zgjerim u mbështet kryesisht nga sigurimi  i Jo-Jetës dhe ai i Jetës.

Në segmentin më të vogël të tregut, atë të sigurimeve të Jetës, fitimi për vitin e kaluar arriti në 402 milionë lekë, 51.7% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Kjo rritje e fitimit u reflektua edhe në shtimin e ndjeshme të treguesve të rentabilitetit të tregut. Kthimi nga kapitali u rrit në 16.02%, nga 11.2% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa kthimi nga aktivet, u rrit në 5.62%, nga 3.98% që kishte qenë një vit më parë. Sipas AMF-së, rritja e fitimit të tregut është ndikuar kryesisht nga rritja e primeve të shkruara bruto, me 10.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Sakaq, primi i fituar neto, arriti në 21.25 miliardë lekë, në rritje vjetore me 7%.

Tregu i sigurimit të Jo-Jetës edhe për vitin 2025 u dominua nga sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Primet e shkruara bruto në këtë segment, arritën në 16.9 miliardë lekë ose sa 68.6% e totalit të tregut.

Sigurimi i brendshëm motorik TPL ngelet produkti më i madh i tregut, me 58% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës. Primet e sigurimit të brendshëm TPL u rritën me 13.3% krahasuar me një vit më parë. Kujtojmë se vitin e kaluar, hyri në fuqi sistemi i ri i llogaritjes së primeve mbi bazë rreziku, duke ndikuar pjesërisht në rritjen e primeve të shkruara bruto nga ky produkt. Ndërkohë, produktet e sigurimit vullnetar në përgjithësi shfaqën një rritje më të ngadaltë edhe vitin e kaluar.

Live TV

Latest news
All news

Most visited