SEPA “ndryshon” Shqipërinë, pritet 70 milionë euro përfitim/ Themeli: Shkon mbi 2% e GDP, vlerësimi i BSH deri në fund të vitit 2026
Brenda vitit 2026, synohet që përfitimi ekonomik nga kostot e transaksioneve me SEPA, të jetë rreth 70 mln euro. Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, thotë për SCAN tv, se ky është vlerësimi që ka bërë ky institucion, përfitim që shkon mbi 2% të GDP aktuale të vendit tonë.
“Vlerësimi i bankës është që brenda 2026, përfitimet që ekonomia shqiptare do të ketë në drejtim të kostove të transaksioneve të jenë rreth 70 milionë euro vetëm për 1 vit kalemdarik, është një përfitim që shkon mbi 2% të GDP aktuale të Shqipërisë” – thotë Themeli për SCAN
Për 6-muaj në platformën SEPA janë kryen mbi 360 mijë transaksione ndërkufitare me vlerë 4 miliardë euro. Themeli thotë se ky vëllim i madh shkëmbimi, garanton kosto më të ulëta, transferta më të shpejta dhe siguri më të lartë për bizneset dhe familjet shqiptare.
“Për periudhën 6 mujore, tremujori i katërt i vitit 2025 dhe tremujori i parë i 2026, janë kryer mbi 360 mijë transaksione ndërkufitare në platformën SEPA, të cilat kapin vlerën e 4 mld eurove, një vëllim i madh shkëmbimi, i cili ofron nga njëra anë kosto më të ulëta, transferta më të shpejta dhe siguri më të mëdha qoftë për bizneset qoftë për familjet që e përdorin këtë instrument" – thotë Themeli.
Gjithashtu, drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, shton se përfitimet nuk janë vetëm në drejtim të kostove, por edhe në drejtim të inkurajimit të përdorimit të kanaleve zyrtare financiare bankare në drejtim të transaksioneve, pasi japin mundësi të kemi një panoramë më të qartë dhe kontroll të rreptë mbi flukset financiare dhe përshpejtim të procesit të integrimit të sistemit të pagesave.
“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka......
Deficiti tregtar i Kosovës rritet 16% në Qershor/ Eksportet 102 milionë euro, mbulohet vetëm 15% e importeve
Deficiti tregtar i Kosovës, është rritur për 16.1 për qind në muajin Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke arritur në 578.3......
Punimet në Bypass-in e Sarandës po ecin me ritme të shpejta/ Investimi 34 milionë euro, synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës vijojnë me ritme intensive, ndërsa projekti po merr formë dita-ditës. Me një gjatësi prej rreth 5 kilometrash,......
KPP, dominojnë ankesat për vendorët/ Institucionet lokale kryesojnë me procedurat e kontestuara
Mbi 142 milionë lekë janë kursyer në buxhetin e shtetit gjatë muajit qershor, si rezultat i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat e......
Grant mbi 17 mln euro për zgjerimin e ngrohjes qendrore/ Kosova, dritë jeshile marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Bankës Evropiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit......
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni më i rëndësishëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të......
Borxhi publik zbret në 49% të PBB-së në 3-mujorin e dytë të 2026-ës/ Malaj: Përmirësim i qëndrueshëm i gjithë treguesve kryesorë makrofiskalë
Niveli i borxhit publik të Shqipërisë ka zbritur në 49% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Ministria e......
“Qeverisja duhet të nisë nga pritshmëritë e qytetarëve” - Rama: Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, në përputhje me Direktivat Evropiane
Qeverisja duhet të ndërtohet në bazë të pritshmërive që kanë qytetarët, megjithëse pritshmëritë e tyre janë më të mëdha se mundësitë e qeverisë për t'ju......

