Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish
“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë".
Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit duket se ky qytet, do të jetë i mbipopulluar, pasi ka tërhequr një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj. Pogradeci po konfirmohet si një nga pikat kryesore të turizmit liqenor në Shqipëri, ku sipas të dhënave zyrtare nga bashkia e këtij qyteti dhe shërbimet hoteliere, kërkesa është shumë e lartë. Korriku, është një nga muajt i cili ka sjellë bum pushuesish vendas, pasi në dispozicion kanë më shumë hapësira publike dhe infrastructure më të përmirësuar krahasuar me sezonet e kaluara. Fundjavat shënojnë fluksin më të lartë, ndërsa vazhdimisht po kryhen monitorime në terren për garantimin e zbatimit të kontratave dhe administrimin e rregullt të hapësirave publike. Disa prej prej pushuesve pohojnë se vijnë çdo verë, ndërsa të tjerë theksojnë se, pavarësisht nevojës për përmirësime të mëtejshme, Pogradeci mbetet për ta një nga më të pëlqyerit.
"Zgjedhim Pogradecin vetëm për klimën. Pastërtia, kemi bërë investim e kështu që bëjmë rregullisht planin në Pogradec. Ka nevojë për përmirësime si gjithmonë por ka shumë njërëz. Kemi blerë dhe një shtëpi këtu. Bashkia ka bërë mirë me këto çadrat" - tregon një pushuese.
"Kam 20 vite që vij, ka shumë ndryshime. Plazhi është shumë mirë. Pastërtia shumë mirë dhe çadrat."- thotë një tjetër pushues.
Ledian Zeqollarit, drejtor i turizmit në bashkinë e Pogradecit, thotë se ky qytet, nuk preferohet vetëm për liqenin dhe klimën, por ka interes shumë të lartë edhe për destinacionet kulturore e natyrore, kryesisht nga të huajt, të cilët marrin informacion paraprak pranë zyrës së informacionit turistik në këtë institucion.
"Ecuria është mjaft e mirë. Bazilika e Linit, qyteti i Pogradecit dhe atraksione të tjera, e bëjnë mjaft të frekuentuar zonën. Mos harrojmë që jemi në mes të sezonit, pasi piku arrin në muajin Gush. Vizitorët e huaj janë kryesisht amerikanë, francezë, gjermanë, çekë e polakë, pasi janë të prirur ndaj turizmit të natyrës. Ka interes për atraksionet, është rritur turizmi historik dhe ndërkohë edhe kulinaria është potencial që po rrit turizmin" – thotë Zeqollari.
Liqeni, klima, temperaturat e favorshme, plazhi dhe mbi të gjitha çmimet krahasimisht më të lira se zonat e tjera, kanë bërë që Pogradeci edhe këtë sezon, të mbetet një opsion i mirë pushimi. Ndërkohë, Pogradeci, Ohri dhe Struga po vijojnë bashkëpunim për një paketë të përbashkët turistike dhe menaxhim të unifikuar urban, iniciativë që promovon trashëgimisë kulturore ndërkufitare.
Shqipëria përmirëson përfshirjen financiare/ OECD: Zhvillimi i mikrofinancës dhe kuadri i ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e saj
Mikrofinanca shqiptare po zhvillohet gjithnjë e më tepër, ndërsa ky konsolidim dhe hartimi i një kuadri të ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e mëtejshme......
SEPA “ndryshon” Shqipërinë, pritet 70 milionë euro përfitim/ Themeli: Shkon mbi 2% e GDP, vlerësimi i BSH deri në fund të vitit 2026
Brenda vitit 2026, synohet që përfitimi ekonomik nga kostot e transaksioneve me SEPA, të jetë rreth 70 mln euro. Drejtori i Departamentit të Politikës......
“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka......
Deficiti tregtar i Kosovës rritet 16% në Qershor/ Eksportet 102 milionë euro, mbulohet vetëm 15% e importeve
Deficiti tregtar i Kosovës, është rritur për 16.1 për qind në muajin Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke arritur në 578.3......
Punimet në Bypass-in e Sarandës po ecin me ritme të shpejta/ Investimi 34 milionë euro, synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës vijojnë me ritme intensive, ndërsa projekti po merr formë dita-ditës. Me një gjatësi prej rreth 5 kilometrash,......
KPP, dominojnë ankesat për vendorët/ Institucionet lokale kryesojnë me procedurat e kontestuara
Mbi 142 milionë lekë janë kursyer në buxhetin e shtetit gjatë muajit qershor, si rezultat i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat e......
Grant mbi 17 mln euro për zgjerimin e ngrohjes qendrore/ Kosova, dritë jeshile marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Bankës Evropiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit......
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni më i rëndësishëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të......

