Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.
Në vendimin e zbardhur në mbrëmje thuhet se përfitues janë:
a) Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar e pension social
b) Personat, që përfitojnë pension si anëtarë të kooperativave bujqësore;
c) Personat, që përfitojnë pension si punonjësve që kanë punuar në miniera;
ç) Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm të ushtarakeve;
d) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë;
dh) Personat që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm;
e) Personat që janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar;
ë) Personat që përfitojnë pension suplementar të caktuar sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996;
f) Personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë;
g) Personat që janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje;
gj) Personat që janë përfitues trajtimit të veçantë të familjeve të pilotëve
Sipas vendimit të qeverisë efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën tre miliardë e nëntëqind e trembëdhjetë milionë lekë.
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimin, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar e pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
b) Personat, që përfitojnë pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
c) Personat, që përfitojnë pension sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
ç) Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
d) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
e) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ë) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
f) Personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;
g) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;
gj) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”.
2. Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona, që kanë datë të lindjes të së drejtës së përfitimit deri në datën 30.6.2026, duke përfshirë edhe këtë datë dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 913 000 000 (tre miliardë e nëntëqind e trembëdhjetë milionë) lekë e ndarë në 3 886 000 000 (tre miliardë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë milionë) lekë për shpërblimin dhe 27 000 000 (njëzet e shtatë milionë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit. Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga llogaria speciale me emërtimin “Fondi i pensioneve” pranë Bankës së Shqipërisë.
4. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin korrik 2026 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit korrik 2026, ato të paguhen deri më 31.12.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 31.12.2026.
5. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Nga bonusi i pensionistëve tek projektbuxheti 2027-29, dalin vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 qershor 2026. Sipas AMI Këshilli......
Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të verës, 777 mijë përfitues
Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7......
Vendimi i Qeverisë, Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të......
Ndryshimi i Buxhetit 2026, ministri i financave Petrit Malaj shpjegon përmbajtjen e Aktit Normativ
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2026. Si rezultat i ecurisë pozitive të......
Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, investim për modernizimin e peshkimit dhe zhvillimin e ekonomisë blu
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, inspektuan sot Markatën e Peshkut në......
Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për pensionitët, shtohet garancia sovrane
Në mbledhjen e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për rishikimin e buxhetit të shetit për vitin 2026, i cili parashikon fonde shtesë për......
DPSHTRR promovon platformën eTransport - Bajraktari fushatë informuese në pikat hyrëse të vendit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur një fushatë informuese për promovimin e platformës digjitale eTransport, me......
“Rrisim në 2,6% shpenzimet për mbrojtjen” - Rama: Në Pashaliman do të krijohen 500 vende pune
Në Pashaliman të Vlorës është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare “Fincantieri”, kompanisë shtetërore “KAYO”......



