Rama për takimin me Macron në Paris: Në fokus integrimi europian dhe partneriteti Shqipëri–Francë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku në fokus të diskutimeve ishin partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Francës dhe procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
Në Podkastin “Flasim”, kreu i qeverisë deklaroi se takimi përbënte një tjetër etapë të dialogut politik mes dy vendeve, i cili, sipas tij, është intensifikuar gjatë viteve të fundit.
Rama bëri të ditur se gjatë bisedës u diskutua për ecurinë e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu hapat e ndërmarrë deri tani në procesin e negociatave dhe zhvillimet që lidhen me të ardhmen e Bashkimit Europian.
Sipas Kryeministrit, Franca ka një rol të rëndësishëm në avancimin e politikës së zgjerimit dhe në përcaktimin e mekanizmave të rinj për afrimin e vendeve kandidate me strukturat europiane.
Rama iu referua edhe qëndrimit të përbashkët të Presidentit Macron dhe Kancelarit gjerman Friedrich Merz për nevojën e krijimit të instrumenteve të reja në procesin e zgjerimit.
Shqipëria synon të përmbyllë negociatat e anëtarësimit dhe të avancojë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian, ndërsa mbështetja e vendeve anëtare mbetet një element i rëndësishëm i këtij procesi.
“The Albanian Files”, Rama: Projekt i pavarur me 60 studio ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar rreth librit “The Albanian Files”, një botim që përmbledh projekte, ide dhe reflektime të 60......
Ministri Hoxha në forumin e Dubrovnikut:- Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ku u prit fillimisht nga homologu i tij kroat Gordan......
46% më shumë individë zgjedhin formimin profesional - AKPA: Mbi 6.700 qytetarë përfituan gjatë pesë muajve
Interesi për formimin profesional në vend vijon të rritet. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, gjatë periudhës......
Nxehtësia ekstreme në Evropë - Temperatura rekord dhe frikë për ndikimin ekonomik
Temperatura rekord po godasin Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, por sipas parashikimeve, një rënie e lehtë e temperaturave pritet nga e hëna. Saarbrücken në......
Doganat fshijnë 505 milionë lekë detyrime të papaguara - Ligji i faljes/ 264 subjekte përfituan nga skema. Procesi vijon deri në fund të vitit
Deri më tani, 264 subjekte kanë përfituar nga falja e detyrimeve doganore që kishin mbetur të papaguara deri në fund të vitit 2014. Sipas të dhënave nga......
Trump kërcënon me tarifa 100% - Për vendet që vendosin taksë mbi shërbimet digjitale për kompanitë amerikane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë tarifa 100% për mallrat nga çdo vend që vendos një taksë mbi shërbimet digjitale për kompanitë......
SHBA-të sulmojnë Iranin - Në përgjigje të sulmit ndaj një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit
Ushtria amerikane sulmoi Iranin në përgjigje të një sulmi me dron iranian ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit, me secilin vend që akuzon......
Shqipëria merr drejtimin e 'Global Agritourism Network'/ Moment i rëndësishëm, vendi në krye të rrjetit më të madh botëror të agroturizmit
Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në zhvillimin e agroturizmit ndërkombëtar, duke marrë për herë të parë drejtimin e Rrjetit Global të Agroturizmit......



