Shqipëria Posted on 2026-07-25 10:37:00

Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish

From Alida Lula

Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh

“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë".

Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit duket se ky qytet, do të jetë i mbipopulluar, pasi ka tërhequr një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj. Pogradeci po konfirmohet si një nga pikat kryesore të turizmit liqenor në Shqipëri, ku sipas të dhënave zyrtare nga bashkia e këtij qyteti dhe shërbimet hoteliere, kërkesa është shumë e lartë. Korriku, është një nga muajt i cili ka sjellë bum pushuesish vendas, pasi në dispozicion kanë më shumë hapësira publike dhe infrastructure më të përmirësuar krahasuar me sezonet e kaluara. Fundjavat shënojnë fluksin më të lartë, ndërsa vazhdimisht po kryhen monitorime në terren për garantimin e zbatimit të kontratave dhe administrimin e rregullt të hapësirave publike. Disa prej prej pushuesve pohojnë se vijnë çdo verë, ndërsa të tjerë theksojnë se, pavarësisht nevojës për përmirësime të mëtejshme, Pogradeci mbetet për ta një nga më të pëlqyerit.

"Zgjedhim Pogradecin vetëm për klimën. Pastërtia, kemi bërë investim e kështu që bëjmë rregullisht planin në Pogradec. Ka nevojë për përmirësime si gjithmonë por ka shumë njërëz. Kemi blerë dhe një shtëpi këtu. Bashkia ka bërë mirë me këto çadrat" - tregon një pushuese.

"Kam 20 vite që vij, ka shumë ndryshime. Plazhi është shumë mirë. Pastërtia shumë mirë dhe çadrat."- thotë një tjetër pushues.

Ledian Zeqollarit, drejtor i turizmit në bashkinë e Pogradecit, thotë se ky qytet, nuk preferohet vetëm për liqenin dhe klimën, por ka interes shumë të lartë edhe për destinacionet kulturore e natyrore, kryesisht nga të huajt, të cilët marrin informacion paraprak pranë zyrës së informacionit turistik në këtë institucion.

"Ecuria është mjaft e mirë. Bazilika e Linit, qyteti i Pogradecit dhe atraksione të tjera, e bëjnë mjaft të frekuentuar zonën. Mos harrojmë që jemi në mes të sezonit, pasi piku arrin në muajin Gush. Vizitorët e huaj janë kryesisht amerikanë, francezë, gjermanë, çekë e polakë, pasi janë të prirur ndaj turizmit të natyrës. Ka interes për atraksionet, është rritur turizmi historik dhe ndërkohë edhe kulinaria është potencial që po rrit turizmin" – thotë Zeqollari.

Liqeni, klima, temperaturat e favorshme, plazhi dhe mbi të gjitha çmimet krahasimisht më të lira se zonat e tjera, kanë bërë që Pogradeci edhe këtë sezon, të mbetet një opsion i mirë pushimi. Ndërkohë, Pogradeci, Ohri dhe Struga po vijojnë  bashkëpunim për një paketë të përbashkët turistike dhe menaxhim të unifikuar urban, iniciativë që promovon trashëgimisë kulturore ndërkufitare.

Live TV

Latest news
All news

Most visited