Zjarret “pjekin” Francën dhe Spanjën/ Mbi 220 mijë persona të evakuuar, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Rreth 25 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa afro 40 mijë të tjerë janë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave. Zjarri pranë Madridit është "përtej kapaciteteve" të zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll, kanë paralajmëruar autoritetet spanjolle, pasi tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit u bashkuan në një vatër të vetme.
Presidentja e Rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e cilësoi këtë si zjarrin më të rëndë në historinë e rajonit. Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, tha se autoritetet po bëjnë "gjithçka që është e mundur" për të parandaluar bashkimin e dy zjarreve.
Përfaqësuesi i qeverisë në Madrid, Francisco Martín, paralajmëroi se numri i të prekurve mund të rritet, pasi flakët po favorizohen nga era dhe po kapërcen distanca të mëdha.
Ndërkohë autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60 mijë personave pranë Bordosë, duke e çuar në mbi 220 mijë numrin total të personave që janë detyruar të largohen nga zjarret në Francë e Spanjë. Rreth 200 mijë persona janë evakuuar në jugperëndim të Francës, në rajonet Gironde dhe Landes. Presidenti francez Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës.
Të ardhurat e qytetarëve shënojnë rekord në 2025/ Shumica ende nuk i kontrollojnë deklaratat e tyre tatimore
Viti 2025 u karakterizua nga rritja më e lartë e të ardhurave të raportuara nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut në krahasim me vitet e mëparshme.......
Sa para fitojnë bashkitë nga hotelet? Rriten arkëtimet nga turizmi, më shumë formalizim
Bashkitë po arkëtojnë më shumë të ardhura nga taksa e fjetjes në hotel, ndikuar kjo nga rritja e numrit të turistëve në Shqipëri dhe reforma......
Tregu i sigurimeve fitim rekord, mbi 3.5 mld lekë/ TPL produkti me rritje mbi 13%. Si ndikoi Bonus-Malus?
Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rezultat rekord prej 3,54 miliardë lekësh (rreth 36,6 milionë euro) në vitin 2025, duke u rritur me 55,8% krahasuar me......
Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish
“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë". Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit......
Shqipëria përmirëson përfshirjen financiare/ OECD: Zhvillimi i mikrofinancës dhe kuadri i ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e saj
Mikrofinanca shqiptare po zhvillohet gjithnjë e më tepër, ndërsa ky konsolidim dhe hartimi i një kuadri të ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e mëtejshme......
SEPA “ndryshon” Shqipërinë, pritet 70 milionë euro përfitim/ Themeli: Shkon mbi 2% e GDP, vlerësimi i BSH deri në fund të vitit 2026
Brenda vitit 2026, synohet që përfitimi ekonomik nga kostot e transaksioneve me SEPA, të jetë rreth 70 mln euro. Drejtori i Departamentit të Politikës......
“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka......
Deficiti tregtar i Kosovës rritet 16% në Qershor/ Eksportet 102 milionë euro, mbulohet vetëm 15% e importeve
Deficiti tregtar i Kosovës, është rritur për 16.1 për qind në muajin Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke arritur në 578.3......

