Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2026, 11:02

Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa, 10% për faturat e lëshuara

Nga Elisabeta Dosku

Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa,

Duke filluar nga data 1 Korrik, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë  për të përfituar kompensimin 10% mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për periudhën nga janari në qershor.

Referuar të dhënave nga administrata tatimore, për periudhën Janar – Maj 2026, vlera e kompensimit që mund të përfitojnë fermerët është rreth 10.7 milionë euro, duke marrë parasysh edhe shitjet e muajit Qershor, vlera presupozohet të jetë edhe më e lartë.

Administrata Tatimore sqaron, nëpërmjet një udhëzuesi praktik fermerët e regjistruar mbi procedurën e aplikimit.

Sipas administratës tatimore përfitues do të jenë vetëm fermerët e regjistruar si prodhues bujqësor pranë tatimeve, që nuk janë të regjistruar për TVSH-në dhe që kanë një nipt aktiv.

Sipas tatimeve, aplikimi bëhet me 5 hapa kryesorë. Fillimisht fermeri identifikohet në llogarinë personale eFiling me NIPT -in dhe fjalëkalimin dhe pastaj shkon tek menuja “Çështjet e mia”

Pasi sigurohet që fillimisht të ketë plotësuar të dhënat e llogarisë bankare ne menune “Detajet e Bankës”, klikon në hapësirën çështjet e mia .

Në hapësirën çështjet duhet të zgjedhë opsionin “Krijo një Çështje të Re” dhe “Kërkesë për rimbursim të fermerëve”.

Më pas fermerët duhet të plotësojnë formularin, në të cilin zgjidhim faturat që duan të përfshijnë dhe llogarinë bankare ku duan të marrin paratë.

Sistemi llogarit vetë shumën totale dhe kompensimin 10%.

Aplikimi përfundon duke klikuar tek "Dorëzo Kërkesën ". Më pas fermerit i jepet mundësia të ndjekë në vijimësi statusin e kërkesës, dhe përgjigja gjendet te menuja “ Të dorëzuara ”. Me kërkesë të Administratës Tatimore fermerëve mund tu kërkohet që të bashkëngjisin dokumente shtesë sipas informacionit të kërkuar.

Pasi bëhet dorëzimi i kërkesës, ajo kalon automatikisht në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar fermeri, më pas kryhet verifikimi i të dhënave sipas kritereve ligjore të skemës. Kryhet trajtimi procedurial i çështjes dhe në fund fermeri merr përgjigje  Aprovuar ose Refuzuar tek menuja  “Të dorëzuara”.

Referua të dhënave të tatimeve në 5 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, rezultojnë 25% më shumë blerës me TVSH që po blejnë produkte nga fermerët; 24% më shumë fermerë po shesin produktet e tyre te blerësit me TVSH dhe 19% rritje e vlerës së transaksioneve të realizuara.

Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa,

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 30 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 30 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......