Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten në Shqipëri/ Paga, transporti dhe makineritë, faktorët kryesorë që po shtrenjtojnë projektet

Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka vijuar të përballet me rritje të kostove edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114.4 pikë, duke reflektuar një rritje vjetore prej 1.1%, pak më e lartë se rritja prej 1.0% e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e kostove është nxitur kryesisht nga shpenzimet për fuqinë punëtore. Grupi “Shpenzime për paga” shënoi rritjen më të lartë me 4.8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, duke treguar se mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e pagave po vazhdojnë të rrisin kostot e kompanive të ndërtimit.
Në rritjen e kostove ndikuan gjithashtu edhe grupi “Kosto të tjera”, me një zgjerim prej 2.5%, shpenzimet e transportit me 1.7% dhe kostot e makinerive me 1.5%. Ndërkohë, materialet e ndërtimit kanë ndjekur një prirje të kundërt, duke shënuar një ulje mesatare prej 0.9%.
Brenda grupit të materialeve, rënia më e fortë është regjistruar tek materialet bazë të ndërtimit, të cilat u ulën me 1.4%, ndërsa materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit ranë me 0.9%. Në të kundërt, materialet elektrike dhe të komunikimit rezultuan më të shtrenjta, me një rritje prej 0.5%.
Edhe në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2025, kostot e ndërtimit kanë vijuar të rriten, megjithëse me ritme më të moderuara. Indeksi u zgjerua me 0.3%, i mbështetur kryesisht nga rritja e kategorisë “Kosto të tjera” me 1.7% dhe nga shtimi i shpenzimeve për paga me 0.6%.
Të dhënat tregojnë se, ndonëse çmimet e materialeve po stabilizohen dhe në disa raste po ulen, presioni nga kostot e punës, transportit dhe operimit po mban në rritje shpenzimet totale të sektorit. Kjo situatë pritet të vazhdojë të ndikojë në çmimin përfundimtar të projekteve të reja të ndërtimit dhe në investimet e ardhshme në këtë industri.
Live TV
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat - Liderët diskutojnë zgjerimin e BE-së, sigurinë rajonale, Planin e Rritjes Ekonomike
Po mbahet në Tivat të Malit të Zi, samiti i radhës midis BE dhe Ballkanit Perëndimor. Tema e samitit është “Mirëqenia dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së......
Bypass-i i Tiranës, gati tenderi për fazën III - ARRSH: Punimet në dy lotet e para kanë arritur në rreth 20%
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishme......
Nga “Doctor Google”, tek IA - Si ndikon teknologjia në shëndetësi? Dika: Sfiduese
Nga “Doctor Google”, ku shpesh qytetarët arrinin në diagnozë të gabuar duke iu referuar informacioneve në internet, tashmë qasja ka ndryshuar dhe për këtë një......
Shqiptarët paguan 39 mln euro për rivlerësimin e pronave - Malaj: Shifra vetëm për dy muaj. Pritshmëria shumë e lartë
Vetëm në dy muaj, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 3.9 miliardë lekë nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, që nga nisja e zbatimit në......



