Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës 5 qershor 2026 për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale, një procedurë që zhvillohet online përmes sistemit “e-filing”.
Sipas njoftimit zyrtar të Administratës Tatimore, “aplikimi është i hapur për tatimpaguesit e regjistruar si persona fizikë ose entitete, subjekt i Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në legjislacion”.
Kushtet kryesore për përfitimin nga kjo marrëveshje janë ushtrimi i aktivitetit ekonomik në Shqipëri, realizimi i të ardhurave bruto mbi 14 milionë lekë gjatë vitit tatimor paraardhës, mungesa e detyrimeve tatimore të papaguara ose të padeklaruara, si dhe mosqenia subjekt i procedimeve penale apo hetimeve në fushën tatimore.
Tatimpaguesit duhet të paraqesin kërkesën në sistemin “e-filing”, në rubrikën “Çështjet e mia”,”Pyetje e përgjithshme”, duke ngarkuar dokumentacionin e kërkuar, përfshirë formularin e aplikimit, vërtetimet përkatëse nga institucionet kompetente dhe vetëdeklarimet e parashikuara nga ligji.
Administrata Tatimore bën të ditur se vendimmarrja mbi aplikimet do t’u komunikohet tatimpaguesve në mënyrë elektronike brenda pesë ditëve kalendarike nga verifikimi i kushteve ligjore, por jo më vonë se data 10 qershor 2026.
Pas marrjes së përgjigjes pozitive, përfaqësuesit ligjorë të tatimpaguesve duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nënshkruar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse ose përmes sistemit “e-filing”, brenda pesë ditëve nga komunikimi i vendimit dhe jo më vonë se data 15 qershor 2026.
Ndërkohë, subjektet që kanë deklaruar se do të kryejnë rideklarim të pasqyrave financiare për vite të mëparshme tatimore duhet të përmbushin deri më 30 qershor 2026 detyrimet që lidhen me pagesën e tatimeve, dorëzimin e pasqyrave financiare të korrigjuara dhe dokumentacionit shoqërues”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Administrata Tatimore thekson se aplikimet e paraqitura pas datës 5 qershor 2026 nuk do të pranohen, duke u bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve të interesuar të përfitojnë nga mundësitë që ofron Marrëveshja e Paqes Fiskale në përputhje me Ligjin nr. 84/2025.
“Ruajtja e natyrës nuk do të thotë moszhvillim” - Rama: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë arkitektë ndërkombëtarë
Tirana ka zhvilluar këtë të enjte edicionin e dytë të festivalit të arkitekturës “Bread&Heart”. Kryeministri, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet foli për......
Gati 30% e qytetarëve informohen nga rrjetet sociale/ Google vijon të mbetet burimi më i përdorur i informacionit
Shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te motorët e kërkimit për të gjetur informacion në internet, ndërsa chatbot-et e inteligjencës artificiale......
Në Shqipëri, mosha po rritet po aq shpejt sa kalon koha/ Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë u rrit nga 34.7 në 45 vjeç
Shqipëria po përjeton një nga transformimet më të shpejta demografike në Europë. Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë është rritur nga 34.7 vjeç në......
Legalizimet, miratohen 2994 vendime në maj - ASHK: Pa sportele fizike, formalizimi i pronave vijon
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit maj janë miratuar gjithsej 2994 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e formalizimit të......
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Kufizime të përkohshme të qarkullimit pranë Kthesës së Kamzës
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentin pranë Kthesës së Kamzës do të përballen me kufizime dhe devijime të përkohshme të trafikut, për shkak të......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në qëndrueshmëri pas rritjes që regjistroi një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe duke u......
Kripto-asetet dhe paraja digjitale në Kosovë - BQK organizon Konferencën Rajonale të nivelit të lartë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizoi Konferencën dyditore Rajonale për Kripto-asetet dhe Paranë Digjitale. Në konferencë ishin të pranishëm......
BE, standarde energjie për qendrat e të dhënave - Mes shqetësimeve për rritjen e përdorimit të energjisë
Bashkimi Evropian do të zhvillojë standarde minimale të efikasitetit të energjisë për qendrat e të dhënave, ndërsa shqetësimet rriten për shtimin e shpejtë......



