Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2026, 10:15

Shqipëria merr drejtimin e Forest Europe - Rama: Nga prerjet e paligjshme te udhëheqja europiane për pyjet

Nga Edel Strazimiri

Shqipëria merr drejtimin e Forest Europe - Rama: Nga prerjet e paligjshme

Shqipëria është zgjedhur me votë unanime në krye të Forest Europe për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia në organizatën më të rëndësishme paneuropiane për pyjet dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Në “Shënimet e Javës”, Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një moment historik për vendin, duke theksuar se një zhvillim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm një dekadë më parë.

“Ky është një vendim që ka një domethënie të veçantë. A mund të imagjinohej Shqipëria në krye të kësaj organizate 10 vjet më parë, kur në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme dhe pyjet priteshin pa kontroll?”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se zgjedhja e Shqipërisë është rezultat i politikave të ndjekura për mbrojtjen e mjedisit, zgjerimin e zonave të mbrojtura dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore.

Sipas tij, një tjetër lajm i rëndësishëm është edhe përfshirja e liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s, çka përforcon pozicionin e Shqipërisë si një vend që po fiton vlerësim ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së natyrës.

“Fakti që Shqipëria merr sot drejtimin e Forest Europe me mbështetjen e vendeve si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të na thotë diçka për transformimin që ka ndodhur në vend”, deklaroi Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat