Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2026, 10:22

Samiti në Tivat/ Rama: Shqipëria po shihet si vendi më pranë anëtarësimit në BE

Nga Edel Strazimiri

Samiti në Tivat/ Rama: Shqipëria po shihet si vendi më pranë

Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi konfirmoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.

Në komentet e tij pas samitit, Kryeministri Edi Rama tha se vendi ka marrë vlerësime pozitive nga partnerët europianë dhe po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një kandidat pranë anëtarësimit.

“Shqipëria u vlerësua si një vend që është pranë anëtarësimit. Zëri ynë u dëgjua qartësisht dhe me respekt, ashtu siç ne dëgjojmë me respekt partnerët tanë europianë”, deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te takimi me kancelarin gjerman Friedrich Merz, për të cilin tha se konfirmoi nivelin e lartë të mbështetjes që Shqipëria gëzon nga partnerët kryesorë europianë.

“Vlerësimi është maksimal, mbështetja është maksimale. Ajo që mbetet për t’u bërë është puna jonë. Këtë nuk mund ta bëjnë as gjermanët, as francezët, as italianët”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, zhvillimet e fundit kanë forcuar bindjen se objektivi i Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade është i arritshëm, për sa kohë vendi vijon me ritmin e reformave dhe përmbushjen e detyrimeve të procesit të integrimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat