Kosova Postuar më 1 Qershor 2026, 11:57

Pagesa mbi 2000 euro vetëm përmes bankës - Kosovë, hyn në fuqi kufizimi. Synohet ulja e ekonomisë informale

Nga Dorian Koça

Pagesa mbi 2000 euro vetëm përmes bankës - Kosovë, hyn

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), sipas të cilit pagesat ndërmjet bizneseve dhe individëve në vlerë mbi 2,000 euro nuk mund të realizohen më me para në dorë.

Sipas ATK-së, të gjitha transaksionet që e tejkalojnë këtë shumë duhet të kryhen vetëm përmes sistemit bankar ose përmes formave të tjera të pagesave elektronike.

Ky kufizim është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ka për qëllim formalizimin e ekonomisë, rritjen e transparencës financiare dhe uljen e përdorimit të parasë së gatshme në transaksione të mëdha. Në njoftimet e saj, ATK ka theksuar se edhe në rastet kur pagesa ndahet në disa këste, vlera totale e transaksionit konsiderohet në zbatimin e kufizimit ligjor.

“Pagesat mbi 2,000 euro nuk bëhen më me para në dorë. Nga 1 qershori 2026, nëse një biznes shet mallra, ose ofron shërbime për individë, pagesa mbi këtë vlerë duhet të bëhet përmes bankës, ose formave elektronike. Edhe nëse pagesa ndahet në disa pjesë, limiti vlen për vlerën totale të transaksionit. Mos pranoni para në dorë mbi 2,000 euro. Veproni sipas ligjit dhe shmangni gjobat”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë kufizimin ligjor, në mënyrë që të shmangen gjobat dhe ndëshkimet e mundshme. Sipas disa vlerësimeve, informaliteti në Kosovë arrin në 30-35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shqipëria 1 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me muajin e kaluar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 81.3 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat