Studentët po ndryshojnë zgjedhje?! Universitetet private fitojnë terren, regjistrimet u rritën me 18.3% në pesë vite

Vitet e fundit, universitetet private në Shqipëri po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke shënuar një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve dhe duke fituar terren përballë institucioneve publike të arsimit të lartë. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se një numër në rritje i të rinjve po zgjedhin të ndjekin studimet në institucionet private, një prirje që duket se po konsolidohet nga viti në vit.
Sipas statistikave, nëse krahasojmë vitin akademik 2025-2026 me vitin akademik 2021-2022, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë privat është rritur me 18.3%. Në fillim të periudhës së analizuar, universitetet private numëronin rreth 29,400 mijë studentë, ndërsa në vitin më të fundit akademik ky numër ka arritur në afro 34,800 mijë studentë.
Rritja nuk ka qenë e rastësishme, por ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Kulmi u arrit në vitin akademik 2024-2025, kur universitetet private regjistruan mbi 35,700 mijë studentë, niveli më i lartë i regjistruar në periudhën e fundit. Ky zhvillim tregon se institucionet private po forcojnë pozitat e tyre në tregun e arsimit të lartë, duke tërhequr një pjesë gjithnjë e më të madhe të studentëve.
Prirja pozitive nuk reflektohet vetëm te regjistrimet, por edhe te diplomimet. Të dhënat tregojnë se numri i studentëve që përfundojnë studimet në universitetet private ka ardhur në rritje. Gjatë vitit 2025 u regjistruan afro 10 mijë diplomime, duke konfirmuar se këto institucione po mbajnë një peshë gjithnjë e më të rëndësishme në përgatitjen e profesionistëve të rinj për tregun e punës.
Nga ana tjetër, universitetet publike po përballen me një trend të kundërt. Krahasuar me vitin akademik 2021-2022 dhe 2025-2026, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë publik ka rënë me 14.2%. Ulja ka qenë e vazhdueshme nga viti në vit, duke reflektuar ndryshimet në preferencat e studentëve, por edhe sfidat me të cilat përballet sistemi publik i arsimit të lartë.
Ky zhvillim mund të lidhet me disa faktorë, mes të cilëve fleksibiliteti i programeve të studimit, bashkëpunimet ndërkombëtare, orientimi më i madh drejt tregut të punës dhe investimet në infrastrukturë që kanë bërë universitetet private. Në të njëjtën kohë, rënia e numrit të të rinjve në vend për shkak të emigracionit dhe ndryshimeve demografike ka ushtruar presion mbi universitetet publike, të cilat po shohin tkurrje të bazës së studentëve.
Tendencat e viteve të fundit tregojnë se konkurrenca mes universiteteve publike dhe private po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ndërsa sektori privat po zgjeron praninë e tij në arsimin e lartë, institucionet publike përballen me sfidën për të ruajtur atraktivitetin dhe për të tërhequr brezat e rinj të studentëve.
Live TV
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren - Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme......



